I ftohti i fillimit të javës pritet të kulmojë ditën e mërkurë. Shërbimi “Meteoalb” parashikon që temperaturat e ulëta të ndjehen më tepër në pjesën veriore dhe atë qendrore të vendit. Ndërkohë fundjava pritet të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave.
E mërkura dhe enjtja deri në mesditë pritet të jenë ditët më të ftohta të javës.
Vlerat e termometrit parashikon shërbimi “Meteoalb” në zona të caktuara të Shqipërisë do të zbresin deri në -12 gradë celsius, ndërkohë në pjesën më të madhe të territorit temperaturat do të regjistrojnë zero gradë.
Rritja e temperaturave pritet të nisë mesditën e së enjtes dhe sipas meteorologëve do të vijojë deri në fundjavë.
Reshjet e shiut dhe të borës pritet të jenë të pranishme deri të mërkurën, ndonëse intensiteti parashikohet të mos e kalojë atë mesatar.
Reshjet e dobëta dhe rritja e temperaturave sipas meteorologëve do të bëjnë që ngricat të mos jenë problem në rrugë, duke filluar nga mëngjesi i të premtes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/