Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BOOM/Vajza me të meta mendore është përdhunuar disa herë në Kucovë

26/02/2018
BOOM/Vajza me të meta mendore është përdhunuar disa herë në Kucovë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 30-vjeçare me probleme të shëndetit mendor në Kuçovë u tha gazetarëve se ishte përdhunuar disa herë ndërkohë që mjeku psikiatër tha se dëshmitë e saj janë të besueshme dhe duhen konsideruar nga policia.

Në dëshminë e saj për emisionin “BOOM”, vajza shprehet se ky është vetëm një nga problemet që ajo ka. Ajo është e varur nga ndihma ekonomike dhe jeton vetëm në një shtëpi të braktisur.

“Shokë nuk kam, as të dashur. Kam pasur kështu, njëfarë përdhunimi, si të them. Një i moshuar dhe dy të rinj. Vjet në behar kanë ndodhur këto gjëra, isha jashtë, andej nga amaretat, janë ca pemë të mëdha. Më detyruan, unë nuk kam dashur.Më ka ndodhur disa herë kjo gjë. Hera e fundit ka qenë para një muaji. Personin nuk e njoh, ka ndodhur natën. Është vështirë të jetosh vetëm, i bëj të gjitha vetë.Nuk doja, luftova të mos bëja gjë.Unë dua një dhomë të vogël dhe një banjo, të tjerat i blej vetë me KEMP. Vetëm shtëpi kërkoj”.

I pyetur në lidhje me vërtetësinë e informacioneve të dhëna nga ana e saj në bisedë me gazetaren, mjeku psikiatër i saj thotë se ka momente kur ajo nuk është psikotike dhe këto informacione duhen vlerësuar dhe ndjekur në dinamikë nga një psikolog, por edhe Komisariati i Policisë Kuçovë.

“E njoh rastin, hajde na ndihmo çfarë do të bëjmë për atë se…Diagnoza është e rëndë, kushtet në cilat ndodhet janë të tejskajshme. Do të thoja në një qendër rezidenciale do të ishte ideale për të por nuk kemi.Një shtëpi e mbështetur që është në Vlorë, atyre nuk u del për nevojat e tyre. 10 meshkuj dhe 10 femra kanë ata. Ka momente që ajo nuk është psikotike, këtë moment që ma përshkruan ti nuk është psikotike, është e qetë. Ajo duhet të jetë në prani të një psikologeje, do bëj kjo pastaj denoncimet e saj.

Kodi penal i Republikës së Shqipërisë në nenin 103 e cilëson abuzimin seksual me persona të pazotë për t’u mbrojtur si vepër penale, duke e dënuar atë me burgim nga 5 deri në 10 vjet.

E reja aktualisht është një person me aftësi të kufizuara endacak, për të cilën banorët e lagjes ‘1 maji’ në Kuçovë kujdesen çdo ditë.

Njëri prej tyre e ka sistemuar atë në një banesë private të braktisur, ndërsa të tjerët e ndihmojnë me ushqime dhe veshmbathje.

“E gjeta në një ditë shiu në rrugë dhe e strehova për momentin tek një shtëpi e dikujt tjetër që është banesë private, i çuam dhe një divan, rroba, batanije se na erdhi shumë keq. Për atë duhet të vërë dorë shteti se nuk bën”.

Disa prej tyre shprehen se ajo ka momente në të cilat bëhet e dhunshme, duke u bërë edhe e rrezikshme për komunitetin.

I pyetur nga “BOOM”, mjeku i familjes dëshmon se dy herë në muaj ajo bën nga një injeksion që quhet mjekim i detyruar, ku herët që nuk e gjejnë, janë të detyruar të kërkojnë dhe bashkëpunimin e policisë.

“Nga ana jonë ka marrë mjekimin në mënyrë të rregullt. Mjekohet me ineksione, aloperidol dy herë në muaj. Në rastet që nuk ka ardhur në bashkëpunim me policinë dhe pushtetin vendor kemi bërë të mundur që të mjekohet rregullisht. Nga konsultat me mjekët psikiatër, diagnoza e saj është mjaft e rëndë.” 

Tags: KucoveperdhunimTE META MENDOREVAJZEM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.