PD rezolutë për bllokimin e shantazheve të zyrtarëve të lartë të shtetit...

PD rezolutë për bllokimin e shantazheve të zyrtarëve të lartë të shtetit ndaj medias

129
0
Shares

PD do të iniciojë një rezolutë në parlament për ndalimin e gjuhës së urrejtjes, intimidimit dhe provokimit të gazetarëve nga zyrtarët e lartë shtetërore të vendit, nxitur nga shantazhi që kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bëri një ditë më parë në një debat në televizion dy gazetarëve, Robert Rakipllari dhe Ornela Liperi. Rezoluta eshte lajmeruar nga kryetarja e Komisionit te Medias ne Kuvend, Albana Vokshi.

Deklarata e PD:

Shantazhimi dhe intimidimi i Kryeredaktores së Monitor; Ornela Liperi dhe Kryeredaktorit të Panorama, Robert Rakipllari, gjatë një përballje televizive me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, dëshmon që liria e mediave në Shqipëri është e rrezikuar.

Përdorimi i gjuhës së dhunshme, shantazheve, përçmimi dhe sulmet politike ndaj gazetarëve inkurajojnë dhunë edhe fizike ndaj tyre dhe akte që ndikojnë në lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Komiteti i Stabilizim Asociimit në Deklaratën e Përbashket mes Parlamentit Europian dhe atij Shqiptar ngriti shqetësimin për ndikimin e madh të interesave ekonomike dhe politike që rrisin autocensurën dhe rrezikojnë lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve.

Personazhi i “njëmijë e një historive” korruptive me pasoja kriminale, siç ishte shfrytëzimi për vdekje i grave dhe fëmijëve në Landfillin e tij në Sharrë dhe rekordmeni i mashtrimeve u vetëdeklarua si “gjobitës” i koorporatave mediatike.

Disa herë gazetarët kanë denoncuar ndërhyrjen direkte të Kryetarit të Bashkisë Tiranë në politikat editoriale dhe detyrimin e turpshëm për të transmetuar kasetat e tij pa dubla gjatë xhirim-mashtrimeve nëpër skutat e Kryeqytetit.

Në cilën kullë të pushtetit jeton Erion Veliaj që shantazhon gazetarët, duke gërmuar jo vetëm në jetët e tyre personale, por duke iu bërë edhe biografinë e punëdhënësve të tyre?!

Kjo sjellje përbën një agresion të paprecedent dhe përdorim të gjuhës poshtëruese dhe çnjerëzore ndaj gazetarëve, kopje e shëmtuar e ŔAMES  në një sjelljeje që nxit dhunë dhe urrejtje.

Në mbështetje të nenit 98 dhe 99 të Rregullores së Kuvendit, Partia Demokratike do të kërkojë zhvillimin e një debati në Kuvend për sjelljet e papranueshme dhe të paprecedenta ndaj gazetarëve të zyrtarëve të lartë shtetërore në Shqipëri.

Në mbështetje të nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, Partia Demokratie do të dërgojë për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë edhe të një Projekt Rezolute për dënimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe poshtëruese ndaj gazetarëve, si dhe njohjen e rolit të pazëvendësueshëm të medias së lirë në zhvillimin e demokracisë në Shqipëri.​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY