Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DASH komenton Llallën në listën e zezë: Qeveria duhet ta dijë sa seriozisht e shohim korrupsionin…

23/02/2018
TILLERSON/Kjo është lufta e rradhës e SHBA
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka informacione të besueshme që z. Llalla ka qenë i përfshirë në korrupsion sinjifikativ gjatë mandatit të tij si Prokuror i Përgjithshëm”, deklëoi sot një zëdhënës i DASH i pyetur nga politiko.al lidhur me vendimin që ata morën për ndalimin e hyrjes në SHBA për Adriatik Llallën.

Kur merr një vendim mbështetur në Klauzolën 7031(c), Departamenti i Shtetit nuk është i detyruar të bëjë publike të dhëna të caktuara që çojnë në skualifikimin e një zyrtari, megjithatë, në rastin e z.Llalla, ju zgjodhët t’a bëni publike arsyen. A mund ta shtjelloni arsyetimin pas këtij vendimi? A kishe diçka posaçërisht skandaloze në akzuat për korrupsion kundër tij?

Zëdhënësi i DASh: Për rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast të veçantë, ne besojmë se është e rëndësishme, për qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar, ta dinë se sa seriozisht e shohim ne korrupsionin.

Vendimi për t’i skualifikuar nga hyrja në Amerikë edhe anëtarët e famijes së z. Llalla, që nuk janë nënshtetas amerikanë, duket i pazakontë. A mund të na shpjegoni arsyetimin pas këtij vendimi? 

Zëdhënësi i DASh: Klauzola 7031(c), jo vetëm që e skualifikon një zyrtar të një qeverie të huaj nga mundësia për vizë amerikane, në rastin kur ai është përfshirë në korrupsion sinjifikativ, por gjithashtu kërkon që, anëtarët e familjes së afërt të atij zyrtari, të skualifikohen gjithashtu nga kjo mundësi.

Z. Llalla, në një deklaratë për The Ëall Street Journal, ka thënë se ‘ambasada amerikane në Tiranë e ka dizinformuar me dashje’ Departamentin e Shtetit. A është keqinformuar Sekretari i Shtetit nga Ambasada juaj këtu në Tiranë?

Zëdhënësi i DASh: Sekretari ka informacione të besueshme që z. Llalla ka qenë i përfshirë në korrupsion sinjifikativ gjatë mandatit të tij si Prokuror i Përgjithshëm.

Ka skeptikë në qarqet politike dhe mediatike në Shqipëri, që kërkojnë ‘fakte’, dhe e shohin Llallën si ‘kokë turku’, një sinjal që kërkon t’u përcjellë qeveria amerikane ‘kundërshtarëve’ të Reformës në Drejtësi. Ndërkohë, tani që e kemi një precedent, a do të kemi të tjerë ‘persona non grata’ në listën e Sekretarit Tillerson?

Zëdhënësi i DASh: Kur Sekretari merr informacion të besueshëm, se një zyrtar është përfshirë në korrupsion sinjifikativ dhe/apo dhunim të të drejtave të njeriut, ai është i kushtëzuar që ta ‘piketojë’ atë zyrtar dhe anëtarët e familjes së tij duke përdorur klauzolën 7031(c).  Ne jemi, në mënyrë aktive, duke shqyrtuar raste dhe do ta përdorim këtë autoritet në mënyrë globale. Në varësi të rrethanave të caktuara, disa prej ‘piketimeve’ bëhen publikisht dhe, disa të tjera, privatisht.  /Politiko.al

Tags: adriatik llalladashtillerson

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK, hetime për tendera

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, emërohet drejtori i ri

13/02/2026
“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK, hetime për tendera

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, emërohet drejtori i ri

13/02/2026
“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.