Arrestohet në Itali vrasësi shqiptar, ekzekutoi në Sarandë pronarin e lavazhit

Arrestohet në Itali vrasësi shqiptar, ekzekutoi në Sarandë pronarin e lavazhit

109
0
Shares

Si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma/Itali, është bërë sot kapja dhe arrestimi në Sesto San Giovani/Itali, i shtetasit shqiptar:

K.H, 27 vjeç, lindur në Mamurras.

Shtetasi K.H, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë . Gjyakta ka caktuar masën e sigurimit personal, “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikur nga nenet 78 e 25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 10.07.2015 rreth 01:00, në qytetin e Sarandës, si rezultat i një mosmarrëveshje për motive të dobëta të ndodhur një natë më parë, me pronarin e një auto-lavazhi makinash shtetasin Edmond Mehmeti, i kërkuari K. H, në bashkëpunim me shtetasit E. H, dhe L. H., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E.M.

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për ekstradimin sa më të shpejtë në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY