Plagosja e vajzës në Athinë: E vizitonin persona me makina luksoze

Plagosja e vajzës në Athinë: E vizitonin persona me makina luksoze

262
0
Shares

Detaje te reja janë publikuar në lidhje me plagosjen e një vajze shqiptare jashte shtepise se saj ne lagjen “Haidari” të Athinës.

Sipas mediave greke, e reja 30-vjeçare u qëllua me armë në kokë dhe mbeti e plagosur me plumb në faqe, nga nje person qe fillimisht u tha se bashkejetonte me të. Por sot “espressoneës.gr” shkruan se shqiptarja ka dyshime qe punonte si striptiste dhe njihet me emrin “Xhesika” ne punen e saj. Megjithate, emri i vertete nuk eshte zbuluar ende.

Duke zbuluar kete detaj, mediat greke shkojne me tej dhe thone se motivi i plagoses eshte pas problemeve me tutorin e saj. Dy dite me pare, një person hyri në apartamentin ku jetonte e reja dhe pasi bisedoi me shqiptaren, grindja përfundoi në trotuar jashtë banesës ku edhe u qellua me arme.

Nje dite pas plagosjes, e reja foli për një emision televiziv grek dhe tregoi se personi që e qëlloi me armë është një shtetas shqiptar, i cili i tha se “sot do të vdesësh”. Sipas “espressoneës.gr”, në shtëpi me 30-vjeçaren qëndronte edhe një shoqe e saj, e cila prej disa ditësh ka udhëtuar drejt Shqipërisë.

Policia greke është duke hetuar në pistën e konflikteve mes tutorit dhe striptistes, por nuk përjashtohet as pista e problemeve personale apo ekonomike mes shqiptares dhe autorit. Fqinjët e saj thonë se në shtëpinë e 30-vjeçares shkonin shpesh persona me makina luksoze.

Sakaq, mediat greke shkruanin duke iu referuar fqinjeve te shqiptares se ajo është e martuar në Shqipëri dhe ka një fëmijë 7-muajsh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY