Ka qenë një vizitë e befasishme e prokurores së Përgjithshme Arta Marku në Elbasan. Kjo vizitë është e dyta brenda pak ditëve, pas analizës në prokurorinë e këtij rrethi, disa ditë më parë.
Edhe pse nuk është dhënë asnjë njoftim zyrtar për këtë takim të papritur të saj me prokurorin e Elbasanit Ardjan Nezha, masa të larta sigurie u morën në hotelin ku së bashku pinë kafen.
Lidhur me shkaqet e këtij takimi, mësohet se Arta Marku piu një kafe ngushëllimi për një nga prokurorët që ka humbur babanë.
Megjithatë ajo duket se e ka shfrytëzuar ardhjen në Elbasan edhe për punë, pasi përveç drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Ardjan Nezha aty ishin dhe një rreth i ngushtë prokurorësh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/