Publikohet fotoja e taksistit të vdekur mbrëmë në aksidentin e rëndë në Maminas. Ky është taksisti 60-vjeçar nga Durrësi Bujar Agalliu, që humbi jetën mbrëmë në një aksident të frikshëm rrugor, teksa ishte duke çuar një kliente në Tiranë, 23-vjeçaren Elena Avdillari, e cila mbeti gjithashtu e vdekur.
Autoritetet në Durrës kanë identifikuar drejtuesin e mjetit tip “Benz”, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin me 2 të vdekur pranë Maminasit në autostradë, shtetasin Fatjon Zhaporja, 34 vjeç.
Fatjon Zhaporja, i cili udhëtonte me një “Benz” dyshohet se goditi nga pas taksinë, brenda së cilës ndodhej 60-vjeçari dhe pasagjerja e tij 23 vjeçe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/