Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI/ Bashkia e Tiranës shkarkon nga detyra nëpunësin e tregjeve pas denoncimit të “STOP”

22/02/2018
EMRI/ Bashkia e Tiranës shkarkon nga detyra nëpunësin e tregjeve pas denoncimit të “STOP”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nisur nga rasti i publikuar në emisionin investigativ “Stop”, Drejtori i Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës Arli Naska ka shkarkuar nga detyra nëpunësin e Agjencisë për Administrimin e Tregjeve në Tiranë, Mete Cenollari.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore sqaron më tej se ish-punonjësi Mete Cenollari i shfaqur gjatë videos së transmetuar, duke u vetëdeklaruar si Nëndrejtor i Drejtorisë Rajonale të Tregjeve dhe duke marrë përsipër dhënien e lejeve për shfrytëzimin e hapësirave publike, nuk rezulton të jetë i emëruar në një funksion të tillë për aq kohë sa edhe ky funksion nuk ekziston në organigramën e institucionit. Sa i përket pretendimeve të ngritura nga ana e tij, duke marrë përsipër kompetenca dhe tagre të cilat kurrsesi nuk i janë dhënë me ligj, nuk qëndrojnë. Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, përsa i përket zhvillimit të aktiviteteve ambulatore në hapësirat publike në tregjet e licencuara nga Bashkia Tiranë, është organ inspektues në lidhje me shlyerjen e detyrimeve për pagesën e tarifës për zënien e hapësirës publike.

Përmes një deklarate për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore thotë se janë marrë masat administrative edhe ndaj eprorëve të tij, deri në arritjen e një konkluzioni përfundimtar dhe rasti do të ndiqet sipas legjislacionit në fuqi. Kjo drejtori garanton për bashkëpunim kundrejt çdo lloj kontrolli, hetimi apo verifikimi i cili mund të kërkohet nga organet kompetente.

Në deklaratë, kjo drejtori garanton se lejet e dhëna për shfrytëzimin e hapësirës publike dhe çdo leje e dhënë nga QLT ka qenë në proces të vazhdueshëm monitorimi dhe verifikimi.

Me qëllim zbatimin me rigorozitet të legjislacionit dhe transparencës maksimale kundrejt taksapaguesve të Bashkisë Tiranë, si dhe për të eliminuar maksimalisht rastet e mundshme abuzive, është ngritur nga ana e këtij institucioni edhe një grup auditimi ndaj tregjeve.

Tags: bashkimete cenollariskandaltregjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.