Sherbimi sekret italian, krim i strukturuar shqiptar ne Itali

Sherbimi sekret italian, krim i strukturuar shqiptar ne Itali

131
0
Shares

Ne nje raport te sherbimit sekret italian për vitin 2017 rezulton se shqiptarët janë një kërcënim i madh i sigurisë italiane. Për sa i takon bandave të cilësuara si para-mafioze, të përfshira kryesisht në trafikun e lëndëve narkotike. Këto grupe përmenden edhe për krime si grabitjet, shfrytëzimin e prostitucionit dhe lidhjet me xhihadizmin terrorist, shkruan shqiptarja.com.

Në këtë raport i cili eshye depozituar ne Parlamentin italian me konkretisht thuhet sa i takon tipareve të këtyre grupeve:

Nga ana e saj kriminaliteti i huaj në Itali – i përbërë mbi të gjitha nga grupe nigerianësh, rusofonësh, shqiptarësh, kinezësh dhe pakistanezësh po shfaq gjithnjëq e më shumë një vokacion të dyfishtë: i pari, banditesk, me banda të pritura kryesisht ndaj grabitjeve dhe shpërndarje droge; e dyta, para-mafioze, me grupe me një vokacion të theksuar kriminalo-sipërmarrës.

Për trafikun e drogës duket se shqiptarët kryesojnë. Raporti thotë: Si rrjedhojë e rolit të dorës së parë të ushtruar në trafikun e lëndëve norakotike me prejardhje nga Ballkani, organizatat kriminale shqiptare janë ato që lidhin më shpesh marrëdhënie bashkëpunimi me organizatat kriminale italiane. Përballë një angazhimi në rritje në administrimin e rrugëve ndërkombëtare të kokainës dhe marijuanës, grupet shqiptare mbeten tejet aktive edhe në krimet e grabitjes dhe të shfrytëzimit të prostitucionit.

Një tjetër çështje është edhe ajo e emigrantëve, për të cilën ne raport evidentohet se gjate dy viteve te fundit, nga Shqipëria nuk është regjistruar mbërritja e tyre. Ky raport vjen në kohen kur vendi ynë është duke u përgatitur për të nënshkruar nje marrëveshje me Frontex për kontrollin e kufijve. Gjithashtu, mësohet se në 2017-n, 6 shqiptarë janë përjashtuar nga Itali, si të dyshuar për lidhjet e tyre me xhihadizmin terrorist.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY