Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Oficeri i lartë i policisë rrëfen arratisjen e biznesmenit të Spillesë

21/02/2018
Oficeri i lartë i policisë rrëfen arratisjen e biznesmenit të Spillesë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtori i Antikrimit Ekonomik, Lutfi Minxhozi jep detaje të reja sa i takon arratisjes së biznesmenit nga Kavaja Idlir Karkini pas nisjes së procedimit ndaj tij për tjetërsimin e pronave shtetërore në toka private në bregdetin e Spillesë përmes dokumenteve të falsifikuara. I ftuar në studion e Report Tv, Minxhozi tha se biznesmeni është larguar nga Shqipëria në momentin kur dosja hetimore në ngarkim të personave të përfshirë në aferën e pronave, mbërriti nga Prokuroria në Gjykatë.

“Ai ka lëvizur ditët kur po i kërkonim Prokurorisë që të dërgonte masat në Gjykatë. Ka një dyshim për rrjedhje të këtij informacioni që ka ndodhur jo vetëm me zotërinë, por edhe me një tjetër, ku të dy janë larguar”, u shpreh Minxhozi, i cili sqaroi se pronat e sekuestruara do t’i kthehen shtetit. “Pronat e sekuestruara do t’i kthehen shtetit. Pritet të ndërhyjë edhe Avokati i Shtetit për t’ia kthyer shtetit. Ky fenomen është i shtrirë edhe në zona të tjera bregdetare”, tha ai.

Minxhozi theksoi gjithashtu se është kërkuar masë arresti me burg edhe për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Beqir Nuredini, të cilin Gjykata e la në detyrim paraqitje si dhe i bllokoi pasaportën. “Kemi kërkuar masë arresti edhe për kryebashkiakun e Rrogozhinës Beqir Nuredini. E kam lexuar reagimin e tij se është i gatshëm për t’u hetuar, por nuk mund t’i falet kryetarit të bashkisë që të kryhet gjithë ky proces dhe të jetë i pafajshëm“.

Si u tjetërsuan pronat shtetërore në Spille

Kreu i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi zbardh edhe skemën e ndjekur nga falsifikatorët në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë. Ai tha se në dokumente janë përdorur vula të viteve të fundit, në një kohë kur ndarja e pronave sipas ligjit 7501 është bërë në fillim të viteve ’90.

“Është një abuzim shumë i madh, jo vetëm në këtë territor por edhe në zona të tjera bregdetare. Sjell në vëmendje operacionin “Ranishtja” në Kavajë, në Durrës në zonën e Ishmit, ku janë përfituar toka në bregdet me dokumente të falsifikuara. Janë ish-kryetarë komunash, juristë, punonjës të hipotekave, ALUIZNI-t, bashkive të përfshirë. Po hetohen edhe për pastrim parash.

Tokat janë paraqitur sikur janë ndarë me ligjin 7501, duke e ndarë tokën te banorë të zonës të cilët nuk janë në dijeni për këtë, një pjese u janë marrë kartat e identitetit dhe përpara noterëve janë paraqitur sikur këto toka i kanë shitur. Por ata kanë bërë gafa, sepse kanë vendosur vula të kësaj periudhe për vitet 1994-1995, kur është ndarë prona sipas ligjit 7501″. shqiptarja.com

Tags: karkinilutfi minxhozi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.