Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë arrestuar në flagrancë një person, i cili mbante armë zjarri pa leje të organeve kompetente. Mësohet se është arrestuar në flagrancë Islam Nezha 68 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë sepse më datë 19. 02. 2018, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale…
- një armë zjarri automatik, model 54;
- një armë gjahu teke dhe
- 95 fishekë model 54.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”parashikuar në nenet 278/3 dhe 280 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/