Vetting-u në polici “me bazë të gjerë”, Xhafaj: Ja kush do ti...

Vetting-u në polici “me bazë të gjerë”, Xhafaj: Ja kush do ti nënshtrohet verifikimit

175
0
Shares

Në komisionin e Sigurisë për projektligji për Vetting-un në polici, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj theksoi se synim është evidentimi i personave të inkriminuar në polici. Teksa theksoi se Vettingu në radhët e policisë është një domosdoshmëri, Xhafaj bëri me dije se procesi i vlerësimit kontrollon figurën dhe pasurinë e punonjësve të policisë

“Morëm në konsideratë analiza e raporte të institucioneve europiane, prokurorisë së përgjithshme, si edhe nga vetë punonjësit e policisë. Qëllimi, krijimi i institucioneve të besueshme. Procesi i vlerësimit kontrollon figurën dhe pasurinë e punonjësve të policisë. Synimi ynë është promovimi i punonjësve të ndershëm. Ky proces duhet të jetë transparent dhe i paanshëm”, tha Xhafaj.

Në Komisionin e Sigurisë, Xhafaj bëri me dije se procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen jo vetëm punonjësit e policisë në detyrë, por edhe ata ish-punonjës që janë larguar nga uniforma blu.

“Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen ata që kanë gradë policore dhe me vullnetin e tyre edhe ish-punonjësve të policisë që u lejohet rikthimi në detyrë. Mund të rikthehen ata punonjës që janë larguar nga rikonstruktimi i strukturës në kohë të ndryshme. Edhe ata që janë larguar nga detyra, por që kjo masë është hequr me vendim gjykate”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY