Një burrë në Fushë Mamurras u përball dje me një situatë të trishtë, teksa në përpjekje për të ushqyer me bar bagëtitë e tij, gjeti fetusin e një foshnje.
S. D., 64 vjeç, njoftoi Policinë se ishte futur në kasollen pranë shtëpisë që të merrte bar për bagëtitë, kur fillimisht pa një njollë gjaku e më pas dalloi fetusin e një foshnje të seksit mashkull.
Dyshimet paraprake të Policisë, janë se kasollja e 64-vjeçarit është përdorur për lindje ose abort nga një grua, e cila vetëm ose në bashkëpunim, ka hedhur fetusin e seksit mashkull dhe është larguar. Për hetime të mëtejshme, policia lokale njoftoi sot se i kaloi materialet për ndjekje nga Prokuroria e Kurbinit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/