VIDEO/ Shkodër, arrestohet adoleshenti, qëlloi me automatik në ajër

VIDEO/ Shkodër, arrestohet adoleshenti, qëlloi me automatik në ajër

156
0
Shares

Një 17 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi ka qëlluar me armë në ajër. I arrestuari është shtetasi N. P.

“Më datë 17. 02. 2018, rreth orës 14:50, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Bardhaj, Shkodër, sipër rezervuarit, ka të shtëna me armë. Menjëherë janë nisur forca të shumta të Policisë, ku falë veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe  arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., 17 vjeç”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit automatik model 56, me një krehër me fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 17-vjeçari.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 7 gëzhoja.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY