Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Basha nga Budapesti: Anëtarësim në BE aspiratë kombëtare, por qeveria në 5 vjet në vend numëro

17/02/2018
FOTO GALERI/ Basha nga Budapesti: Anëtarësim në BE aspiratë kombëtare, por qeveria në 5 vjet në vend numëro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehu në Budapest vlerësimin e opozitës në Shqipëri për Strategjinë e Ballkanit Perëndimor, që rikonfirmon vullnetin politik të Unionit për anëtarësinë e rajonit në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij në Samitin e udhëheqësve botërorë të partive të qendrës së djathtë, zoti Basha tha se, anëtarësimi në Europë është për shqiptarët një aspiratë kombëtare, të cilës Partia Demokratike i ka shërbyer dhe e ka çuar përpara sa herë ka qeverisur vendin.

Lulzim Basha vuri në dukje se ishte Partia Demokratike që firmosi me Bashkimin Europian, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, anëtarësoi vendin në NATO, mundësoi heqjen e vizave me BE-në, plotësoi kushtet që vareshin prej saj për statusin e vendit kandidat dhe mori dy herë nga Komisioni rekomandim pozitiv.

Kreu i opozitës u shpreh se prej 5 vjetësh Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap përpara dhe se mbetja në vendnumëro ka si shkak qeveritarët, qe kanë vënë interesin dhe pasurimin vetjak, mbi aspiratën europiane të shqiptarëve, duke tradhëtuar popullin e vet.

“Korrupsioni dhe kapja e shtetit nga interesat private, futja e grupeve kriminale në gjithë nivelet e qeverisjes, zgjedhjet e manipuluara, ekonomia e dobët që ju shërbën vetëm disave janë ato qe i mbajnë vendet tona larg të ardhmes Europiane”, u shpreh Basha në Samitin e Udhëheqësve Botërorë të Partive të Qendrës së Djathtë.

Kryetari Basha pati një takim të veçantë me mikpritësin e Samitit, kryeministrin Viktor Orban. Kreu i opozitës e siguroi zotin Orban se Partia Demokratike po punon për alternativën e projektit europian të vendit dhe se Partia Demokratike është e vendosur ta ndryshojë Shqipërinë duke çliruar politikën, ekonominë dhe shoqërinë nga autokracia dhe monopolet.

Tags: BEBudapestintegrimiLulzim Bashaqeveria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.