Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AUDIO/ Ish-polici grek flet nga burgu: Policia shqiptare “më bëri kokë turku”

17/02/2018
AUDIO/ Ish-polici grek flet nga burgu: Policia shqiptare “më bëri kokë turku”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Efthimios Efthimiou, ish-polici grek që dyshohet si ekzekutori direkt i Devi Kasmit, thotë se është arrestuar pa asnjë provë.

Duke folur nga burgu në një lidhje telefonike me televizionin grek “Ant1” një javë më parë, Efthimios Efthimiou shprehet se misioni i tij në jetë ka qenë të shpëtonte njerëz dhe jo të vriste. Sipas tij, policia shqiptare ka dashur të zgjidhë çështjen dhe është arrestuar pa prova, duke u bazuar në dëshminë e qytetarëve që thanë se kishin parë një person me mjekër.

“Është një gabim i tmerrshëm, është tragjike kjo që po më ndodh. Jam i pafajshëm, sigurisht që nuk e kam bërë unë. Jam përkushtuar vetëm që të mbroj jetë njerëzish dhe jo të vras. Policia shqiptare kishte nevojë për një “kokë turku” për të zgjidhur çështjen. Pa asnjë lloj prove, pa armën e krimit, pa shenja gishtërinjsh, pa ADN, dhe ata gjetën dikë sepse iu dha informacion për gjatësinë dhe mjekrën time. Ajo që dua të them është, si është e mundur? A ka kuptim kjo? Më konsiderojnë vrasës me pagesë. Ai që bën një punë të tillë, qëndron aty duke vazhduar jetën, duke bërë shëtitje në Tiranë?”, ka thënë ai për televizionin grek.

Efthimios Efthimiou ka qenë polic i forcave speciale greke në periudhën 1992-2012 dhe u përjashtua nga kjo strukturë pasi u zbulua se ishte i përfshirë në trafik ndërkombëtar të kokainës.

Policia dhe Prokuroria shqiptare kanë prova të besueshme që konfirmojmë se ish-efektivi grek ka qenë në rolin e ekzekutorit direkt të Dëfrim (Devi) Kasmit. Bashkë me të u arrestuan edhe Elton Hoxhallari, Malvin Dinellari dhe Elton Halipaj, ndërsa në kërkim është shpallur Aurel Hoxhallari si organizator i atentatit mafioz. TVKlan

Tags: eftimio eftimius

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.