Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Negociatat e detit me Greqinë, ende pa grup negociator dhe i paqartë roli i Presidentit

16/02/2018
Ilir Meta shpjegon qëndrimin për camët: Ia thashë Tsipras kur fola për plagën që ledhatohet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Negociatat për detin me Greqinë edhe nëse Presidenti Meta jep plotfuqinë mund të zgjasin shumë më tepër se dy muaj duke u nisur nga kompleksitetit i tyre dhe se sa e papërgaditur duket pala shqiptare për të nisur këto negociata që janë shumë të mprehta teknikisht.

Letra e dërguar nga ministri Bushati për Presidentin Meta, ku i kërkon autorizimin për plotfuqinë e ekipit negociator me Greqinë, nuk përmban asnjë emër, raporton sot top channel duke kalkuluar më tej edhe lëvizjet e Presidentit Meta në vijim.

Ajo që njihet si “plotfuqia” që kreu i shtetit i jep një grupi që negocion një marrëveshje ndërshtetërore, është në fakt një autorizim për ministrin e punëve të jashtme. Forma fizike e këtij autorizimi është një letër me kokë e institucionit të presidentit të republikës, ku renditen të gjithë anëtarët e delegacionit, emër-mbiemër dhe funksionet e tyre.

Letra e autorizimit përmban emërtimin e saktë të marrëveshjes, pra titullin e saj, objektin e saktë të negociatës dhe metodologjinë që do të përdoret. Negociatorët duhet të jenë persona me certifikatë sigurie që lëshohet nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, me integritet moral dhe të njohur për aftësi në fushat e tyre të ekspertizës.

Çështja është se kërkesa e mbërritur në presidencë nga ministri Bushti nuk përmban emra. Burimet i thanë Top Channel se kërkesa prej 4 faqesh e ministrit Bushati për Presidentin nuk ka asnjë emër negociatori. Ndaj natyrshëm shtrohet pyetja, a do ta japë presidenti autorizimin e tij? Burimet e cilësuan autorizimin në këto kushte, si një akt noterial pa emër.

Kushtetuta i njeh të drejtën presidentit të republikës si kreu i shtetit që të marrë vetë kryesimin e një negociate. Por në praktikën ndërkombëtare kreu i shtetit e delegon këtë të drejtë. Mirëpo në momentin që delegacioni merr plotfuqinë, çdo anëtar i delegacioni, pavarësisht rangut, konsiderohet se negocion në emër të presidentit.

Dhe rasti me Greqinë, përveç mungesës së emrave të ekipit negociator, ka një tjetër specifikë: kompleksitetin e çështjes. Shqipëria me Greqinë kanë mbi 200 pika takimi në kufirin detar, për shkak të thyerjes së vijës bregdetare.

Kur Shqipëria negocioi paktin detar me Italinë, kishte vetëm 15 pika takimi. Ekipi negociator italian kishte 24 persona, kurse Shqipëria vetëm 10. Negociatat filluan në vitin 83 dhe marrëveshja u firmos në vitin 91 për të hyrë në fuqi në vitin 94.

Negociatat u ndërprenë vetëm 2 vjet pasi familja Popa hyri në ambasadën italiane në dhjetor të 85-ës, kurse përgjatë 7 vjetëve të tjera u zhvilluan negociata të rregullta.

Në këto kushte, kur pikat e kontaktit në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë janë 13 herë më të shumta se ato me Italinë, a do të mund të mbyllen këto negociata për 2 muaj? Në çdo rast, nëse gjatë bisedimeve do të duhet të shtohet ose të hiqet diçka nga objekti për të cilin është kërkuar plotfuqia, ministri i jashtëm duhet të rikthehet te presidenti për të marrë një tjetër autorizim. Kjo theksohet edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, raporton top channel.

Tags: metanegociatta me greqineTop channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.