Xhafaj tregon pistën e hetimit për vrasjen e biznesmenit në Tiranë

Xhafaj tregon pistën e hetimit për vrasjen e biznesmenit në Tiranë

130
2
Shares

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka komentuar rreth vrasjes së mbrëmshme në zonën më të frekuentuar të Tiranës. Ai ka zbuluar një nga pistat kryesore në të cilat po hetohet për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” ai tha se një nga pistat kryesore që po ndjek grupi hetimor për zbardhjen e vrasjes së 64-vjeçarit Memli Begalla janë konfliktet për borxhe të vjetra të pashlyera.

“Një nga pistat ku po heton policia janë konfliktet për shkak të disa llogarive të vjetra financiare. Kjo sipas të dhënave të para që ka policia” – tha Xhafaj.

Biznesmeni Memli Begalla u vra në parkimin e pallatit ku po jetonte nga një plumb në kokë. Autorët kishin përdorur silenciator dhe u larguan me një BMË të zezë.

Ndërkaq ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka deklaruar pak më herët se javën e ardhshme do të ketë një sërë arrestimesh që lidhen me grabitjen dhe tjetërsimin e pronave publike në vend.
Sipas Xhafës, Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar një sërë hetimesh dhe javën që vjen do të nisin gjyqet për disa persona.
Xhafaj tha se kemi disa çështje penale, në bashkëpunim me Prokurorinë, në rrethet Kavajë, Durrës, si dhe ka një proces hetimi në Lezhë, por do ta shtrijmë në Vlorë dhe gjithë vijën bregdetare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY