Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Facebook në telashe në Berlin, dicka e re pritet te ndodhe

15/02/2018
Qeveria Merkel vendos të censurojë “Facebook”-un
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fejsbuku, kolosi prej dy miliardë përdoruesish që pikërisht mbi të dhënat i ka ngritur themelet e tij, ndodhet përballë një vështirësie ligjore që mund të shkaktojë një efekt domino shumë të madh. Dhe pasojat e mundshme të të cilit janë të pallogaritshme. E gjitha nis nga një vendim i një gjykate në Berlin, që në fakt i jep një shuplakë të fortë lëvizjeve aktuale mbi të dhënat personale që aplikohen prej Fejsbukut. Një gjykatës gjerman, pas kërkesave të një shoqate konsumatorësh (Vzbv), ka vendosur që do të jetë e mundur të regjistrohesh në rrjetin social të Mark Zuckerbergut edhe pa asnjë detyrim për të ofruar të dhënat personale autentike.

Domethënë: kush dëshiron të regjistrohet me një nofkë të rremë mund ta bëjë. Dhe nuk do të konsiderohet më klauzola, që përmbahet në kushtet e përgjithshme të rrjetit social, sipas të cilës kompania me seli në Menlo Park mund t’u japë kompanive të treta të dhënat personale dhe imazhin e profilit. Vendimi i gjykatës berlineze i ka shpallur të pavlefshme 8 klauzola të kushteve të përgjithshme dhe 5 parakushte. Për momentin nuk është zbardhur ende dhe kolosi ka bërë të ditur se do ta apelojë këtë vendim. Por përshtypja është që në Berlin ka re të zymta për Fejsbukun.

“Fejsbuku i fsheh preferencat që nuk favorizojnë mbrojtjen e privatësisë në qendrën e vet private, pa dhënë informacione të mjaftueshme për këtë gjatë regjistrimit të përdoruesve”, ka thënë avokati i shoqatës së konsumatorëve, Heiko Duenkel. Një zëdhënës i kompanisë së Zuckerbergut ka përsëritur angazhimin maksimal për të respektuar rregullat, edhe duke patur parasysh diktatin e ri normativ evropian që vjen në pranverë: “po punojmë për të garantuar që linjat tona udhërrëfyese të kuptohen lehtësisht dhe që shërbimet e ofruara nga Fejsbuku të pajtohen me ligjet”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve Reuters.

Zuckerberg në telashe

Ndërkohë ka shkaktuar shumë debate kopertina e të përjavshmes amerikane “Ëired”, kushtuar pikërisht Fejsbukut, që paraqet një Mark Zuckerberg me fytyrë të dëmtuar pas një ndeshje boksi. Një metaforë e cila përmbledh dy vitet e fundit: 24 muaj në të cilët Fejsbuku ka përfunduar shumë herë në qendër të polemikave. Gjithçka nisi me zgjedhjet në SHBA, që u fituan nga Trump si dhe famëkeqen Russiagate: episode që e zhvendosën vëmendjen tek fenomeni i lajmeve të rreme. Më pas algoritmi i ri, që penalizon lajmet. Dhe në fund, shifrat e fundit, që tregojnë rënie të kohës që përdoruesit kalojnë në platformë, si dhe largim drejt rrjeteve të tjera. Për dy vitet e fundit, artikulli i Ëired përcakton një vijë kohore precize, që nisi në mars 2016 me largimin e Benjamin Fearnoë, një prej gazetarëve që merrej me “Trending Topics”. Fearnoë kishte përshkruar për Gizmodo një mjedis ku “lajmet me orientim konservator hiqeshin sistematikisht”. Më pas, në qershor të po atij viti, akuzat e Rupert Murdoch që e sheh Fejsbukun si një kërcënim për ekzistencën e medias. Dhe më tej historitë e tjera: deri tek Russiagate (me pranimin e Zuckerberg) dhe algoritmin e ri. Një duel prej ringu, ku Zuckerbergu ka luftuar me shumë kundërshtarë.

Lajmet e rreme largojnë reklamat

Ndërkohë, pikërisht në orët e fundit, një tjetër kërcënim vjen prej kolosit të reklamave Unilever. Kompania e dytë më e madhe në botë u ka bërë të ditur Fejsbukut dhe Gugëllit se do të ndalë reklamimin në platformat e tyre, nëse nuk bëjnë më shumë për të luftuar lajmet e rreme.

Sa për të krijuar një ide, vitin e kaluar kompania ka hedhur në Fejsbuk 9 miliard dollarë.

Dy kolosëve u kërkohet të rrisin transparencën, për të mbrojtur të miturit nga përmbajtje të rrezikshme: “Duke qenë një prej kompanive kryesore të reklamave në botë, nuk mund të kemi një mjedis ku klientët tanë nuk i besojnë atyre që shohin online”, thuhet në një mesazh të Keith Ëeed, shefi i marketingut të kompanisë shumëkombëshe.

“Unilever nuk do të investojë në platforma apo mjdise që nuk mbrojnë fëmijët tanë, apo krijojnë ndarje në shoqëri dhe nxisin zemërim e urrejtje. Do i japim përparësi vetëm investimeve në platforma të përgjegjshme që janë të angazhuara të krijojnë një impakt pozitiv në shoqëri”.

Nga njëra anë, Fejsbuku duhet të luftojë lajmet e rreme. Nga ana tjetër është detyruar nga një gjykatë që të pranojë përdorues me të dhëna false. Një patate e nxehtë domethënë. / Il Sole 24 Ore – Bota.al

Tags: facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.