Besnik Mustafaj: Meta do të japë plotfuqishmërinë

Besnik Mustafaj: Meta do të japë plotfuqishmërinë

201
0
Shares

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj e vlerëson procesin e konsultimeve që Ilir Meta ka nisur me paraardhësit e tij në Presidencë, gjatë një interviste për tv neës24. Duke folur për lëvizjet e fundit të Presidentit të vendit, Mustafaj tha se përjashton mundësinë që Meta t’ia refuzojë plotfuqinë Bushatit për negociatat e kufijve detarë me Greqinë.

“Meta është i detyruar ta japë këtë mandat për ekipin negociator. Diskutimet e Metës me ish-Presidentët janë të nevojshme. Konsultimi zhvillohet lidhur me detyrimin që ka ai tani për këtë mandat për ekipin negociator. Jam i sigurtë se Meta do të japë plotfuqishmërinë”, theksoi Mustafaj.

I pranishëm në studion e Neës 24, Mustafaj u shpreh skeptik se arritja e një marrëveshjeje me Greqinë do të krijonte një marrëdhënie të re mes dy vendeve. Pavarësisht se Greqia është anëtare e BE prej 30 e ca vitesh, në Ballkan është vendi më i avancuar në “institucionet e demokracisë. Ne gjendemi në vorbullën ku opinioni publik fantazitë i kthen në fakte dhe ushtron presion mbi politikën. Opinioni publik në Shqipëri e ka kujtesën të freskët. Marrëveshja me Greqinë s’do prodhojë qetësi”, u shpreh Mustafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY