Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mark Marku për krizën Universitet-qeveri: Po ndodh kriminalizimi ashtu si në Parlament

14/02/2018
Mark Marku për krizën Universitet-qeveri: Po ndodh kriminalizimi ashtu si në Parlament
Share on FacebookShare on Whatsapp

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24, profesori Mark Marku ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me senatin e Universitetit të Tiranës për debatin mbi reformën e arsimit të lartë dhe pagat e vonuara. Mark Marku u shpreh se ligji i arsimit të lartë është i pazbatueshëm, pasi nuk zbatohen aktet nënligjore. Sipas profesorit Marku për herë të parë po ndodh kriminalizimi i Universiteteve njësoj si në Parlament.

“Nuk është problemi vetëm për vonesën e pagave, por ne kemi shtruar edhe probleme të tjera të rëndësishme për Universitetin. Ligji është i paaplikushëm. Një ligj bëhet i zbatueshëm përmes akteve nënligjore, por aktet nënligjore nuk kanë dalë akoma. 2 vite e gjysmë pasi ka dalë ligji për arsimin nuk kanë dalë aktet nënligjore dhe bëhet i pazbatueshëm. Kryeministri thotë që unë nuk kam përgjegjësi, por kjo është paaftësi totale. Pjesa financiare e Universiteteve duhet të japë llogari, pra në asamble apo në senat”- tha Mark Marku.

Sipas profesorit Marku për herë të parë po ndodh kriminalizimi i Universiteteve dhe apelon qeverinë që të mos bëjë aleancë me krimin. Ai u shpreh se ka bërë një ligj që nuk e zbaton vetë.

“Pse është kërkuar bllokimi në universitet? Ministria ka pjesë përfaqësues në bord dhe një pjesë e bordit bashkëpunon me ministrisë dhe kanë bërë shumicë bllokuese për Universitetin. Duhet të verifikohet veprimet e financimit të universiteteve publike. Në universitet po ndodh kriminalizimi për herë të parë, ashtu si në Parlament. Ne nuk i themi qeverisë të futet në luftë me Universitetin, por i themi që të mos bëjë aleancë me krimin. Është bërë një tender para 3 vitesh dhe nuk është pyetur fakulteti fare. Ishte tender rreth 1 milion euro dhe nuk janë pak për një universitet. Tenderi ishte i tmerrshëm, pasi nuk është bërë as rikonstruksion dhe as gjë tjetër. Qeveria është përgjegjëse për mënyrën e akreditimit të Universiteteve publike dhe po shkatërron këto universitete. Qeveria ka përgjegjësi, pasi ka bërë një ligj që nuk e zbaton vetë dhe ai ligj krijon problem për Universitetin”- tha Mark Marku, raporton BalkanËeb.

Ndër të tjera, profesori Mark Marku u shpreh se Forumi për Liri Akademike ka kërkuar negociata me qeverinë, pasi unvesritetet piblike dhe private sipas tij kanë probleme të mëdha.

“Ne kemi kërkuar negociata me qeverinë dhe nuk kemi kërkuar që kryeministri të vijë të na bëjë leksion. Ne kërkojmë të ulemi dhe të diskutojmë për ligjin për arsimin e lartë. Ai takim që u bë ishte pa axhendë. Universitetet publike dhe private kanë probleme të mëdha. Ne po themi se ata kanë krijuar një piramidë të madhe dhe nuk duam të bëjmë shoë. Ne jemi njerëz të lirë që mbrojmë misionin tonë dhe nuk pranojmë që Universitetin ta degradojnë që ne të na vijë turp që punojmë aty”- tha Marku.balkanweb.com

Tags: mark marku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.