Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO & EMRI/ Hackeri shqiptar klonoi mbi 1000 karta krediti, vodhi 1.5 milionë euro

14/02/2018
FOTO & EMRI/ Kush është hacker-i nga Fieri që çmendi botën
Share on FacebookShare on Whatsapp
Mbi 1 mijë karta krediti ka arritur të klonojë në vendin tonë hackeri fierak Aldo Ymeraj, i vënë në pranga dy ditë më parë. Grupi hetimor thekson se 25-vjeçari ka arritur t’i bëjë qytetarëve dhe biznesmenëve një dëm prej 1.5 milionë euro, nëpërmjet transaksioneve bankare dhe blerjet online.

Hackeri më i famshëm shqiptar Aldo Ymeraj që kërkohet me ngulm të ekstradohet drejt SHBA-s kishte arritur të shtrinte aktivitetin e tij kriminal në fushën e kibernetikër edhe në vendin tonë.

Grupi hetimor jep detaje lidhur me numrin e kartave të kreditit si edhe ato të debitit të dubluara nga 25-vjeçari fierak. Në periudhën 2016 – 2017, Ymeraj kishte arritur nëpërmjet pajisjes “Skimmer”të klononte në Shqipëri rreth 1000 karta, llogari bankare si edhe transaksione on line. Gjithashtu shuma që kanë arritur të përfitojnë në këtë mënyrë të kundërligjshme, sipas denoncimeve të qytetarëve dhe biznesmenëve është rreth 1.5 milion euro. Kjo vlerë monetare sipas grupit hetimor nuk është përfituar e gjitha në para kesh. Hakerat bënin transferime të mallrave dhe llogarive bankare tek anëtarët e tjerë të grupit, duke i shitur on line me çmim disa herë më të lire se sa vlera reale e tyre në treg.

Gjithashtu hetimet e deri tanishme pohojnë se Ymeraj ka pasur si bashkëpunëtor 3 persona nga Kosova e dy të tjerë nga Bullgaria. Këta të fundit u prangosën në tetor në vendin tonë pas, shumë denoncimeve të nëpunësve shqiptar, pasi llogaritë e tyre ishin të boshatisura. Në jetën virtuale Aldo Ymeraj kishte pseudonimin ose “nickname” “Kubanezi”, ku ishte pjesë e një rrjeti hackerash prej 11 mijë anëtarësh në të gjithë botën. 25-vjeçari u prangos teksa po pinte kafe në një lokal në Tiranë për llogari të një flete arresti të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që drejtuan në të njëjtën kohë një operacion disa shtetesh për të goditur hackeruesit që besohet se kryenin krime kompjuterike që prej 2010. Grupi ku Aldo Ymeraj ishte pjesë ka mundur të vjedhë 530 milionë dollarë, që përvetësoheshin përmes shitjes së të dhënave të vjedhura të kartave të kreditit.

Tags: Aldo Ymerajhackers

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.