Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Elbasan, grupi i tritolit, zbulohen rolet e të arrestuarve – Ja sa shitej një kallëp

10/02/2018
Ja përgjimet që çuan në pranga tre ushtarakët e minave me telefon

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Elbasanit la në burg të arrestuarit si anëtarë të grupi të strukturuar kriminal, për Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gazmor Kokla dhe Ergest Lipo.

Hetimet për grupin që shiste lëndë plasëse për atentate ka çuar dhe një tjetër person në pranga, duke e çuar në gjashtë numrin e të arrestuarve. Ndërkohë, janë zbuluar dhe rolet e pjesëtarëve të grupit, ku 39-vjeçari Edmond Abazi rezulton organizatori i grupit.

Sipas burimeve nga Prokuroria dhe Policia, bëhet e ditur se Abazi, i riu nga Gramshi, cilësohet si kreu i këtij grupi kriminal, që merrej me shitjen e lëndës plasëse. Policia, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjeti 82 kallëpe tritoli.

Në bazë të hetimeve, për montimin e mekanizmit të plasjes së tritolit kujdesej Gazmor Kokla, 40 vjeç, nga Gramshi.

Ky i fundit cilësohej nga grupi si “eksperti”, pasi Kokla e ka mësuar këtë teknikë gjatë kohës që ka punuar në Uzinën e demontimit të armëve në Mjekës, disa vite më parë. Për zbulimin e grupit u desh dhe infiltrimi i agjentëve civilë, të cilët në disa raste kanë kryer blerje tritoli.

Nga kjo është mësuar se grupi negocionte me blerësit një çmim, që varionte nga 700 deri 1500 euro.

Hetimet për këtë grup nisën pas dyshimeve se ishin përfshirë në trafik droge dhe armësh, ndërkohë që gjatë mbajtjes në përgjim u zbulua se në fakt, objekti i tyre ishte prodhimi dhe shitja e lëndës plasëse. Hetimet për kapjen e grupit kriminal kanë nisur 3 muaj më parë nga Prokuroria e Elbasanit.

Sipas Prokurorisë, një pjesë e sasisë së tritolit të sekuestruar do të shitej në Tiranë. Në pranga ranë dhe Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, Kristi Maxhari, 21 vjeç, Kristian Petani, 22 vjeç, të cilët kishin rolin për të gjetur blerës të mundshëm.

Ndërkohë, i arrestuari i gjashtë është Erges Lipo, 30 vjeç, banues në Pogradec. Arrestimi i tij u bë në vijim të operacionit “Porosia” dhe akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, e municionit dhe lëndëve eksplozive, e kryer në bashkëpunim”.

Gjatë këtij operacioni, Policia sekuestroi 82 kallëpe lëndë eksplozive e dyshuar si tritol, 2 armë zjarri, 440 fishekë, 15 celularë dhe 1.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Arrestimi i të akuzuarve u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh.

Pesë të arrestuarve u janë sekuestruar edhe 3 automjete, 15 celularë, si dhe sasi e konsiderueshme parash. Ndërkohë, Prokuroria e Elbasanit vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të të arrestuarve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Tags: banda tritolitcmimetElbasanrolet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.