Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dëmshpërblimi 433 milionë €, Gjykata e SHBA rrëzon për herë të dytë Becchettin

10/02/2018
Zbulohet skemë gjigande e pastrimit të parave në Tiranë, ja 5 kompanitë e përfshira. Mes tyre dhe Beccheti
Share on FacebookShare on Whatsapp

Biznesmeni kontravers Francesco Becchetti për të dytën herë ka humbur në Amerikë, një proces gjyqësor prej të cilit shpresonte të fitonte 433 milion dollar. Report TV disponon ekskluzivisht vendimin e divizionit të apeleve pranë Gjykatës Supreme në New York e cila ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Becchettit ku i kërkonin kësaj gjykate që gjiganti energjetikës italiane ENEL të paguante shumën marramendëse.

Sipas vendimit të datës 8 shkurt 2018 Gjykata Supreme në New York konkretisht divizioni apeleve ka rrëzuar kërkesën e kompanisë Albania BEG Ambient Sh.p.k. (ABA). Kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e 3 viteve më parë marrë nga Gjykata Supreme e New York-ut, e cila thoshte se është jashtë juridiskionit të sajë t’i japë fuqi ekzekutuese që është marrë nga një gjykatë tjetër. Bëhet fjalë për një vendim marrë nga gjykata e Tiranës më 24 Mars 2009 ku kompanisë së Becchettit i njohu të drejtën e kompensimit nga ENEL në shumën 433 milion euro. Ne qendër të këtij procesi gjyqësor ishte kërkesa e kompanisë së  Becchettit për mos përmbushje të detyrimeve kontraktuale nga ENEL pas një kontrate të lidhur mes Beccheti Enegry Group (BEG) dhe ENEL në 2 shkurt 2000.

Kontrata kontraktuale ishte lidhur mes palëve me qëllim ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit. Përmes një vendimi Gjykata e Tiranës i dha të drejtë kompanisë së Becchetit që ngriti pretendimin për mos zbatimin e kontratës nga ENEL, duke e shpërblyer me 433 milion euro.

Por italiani Francesko Becchetti asnjëherë nuk e pati mundësinë e përfitimit të kësaj shume, pasi ENEL nuk kishte asnjë investim apo llogari bankare në Shqipëri. Duke përdorur kompani të fuqishme avokatore në Amerikë dhe Europë, Francesko Becchetti i vuri ata në lëvizje për të gjetur mundësitë në marrjen nga ENEL të 433 milion eurove.

Tentativa tij e parë ishte në Irlandë pasi ENEL në këtë shtet kishte blerë disa aksione në bursë. Kjo u përdor nga avokatët e Becchetit për t’iu drejtuar gjykatës së Lartë të Irlandës. Nga vendimi që disponon Report TV më 18 Prill 2016, kjo gjykatë e rrëzon kërkesën e avokatëve të Becchetit pasi ata dështuan të vërtetonin se ENEL kishte asete në shtetin irlandez.

Avokatët e Becchettit shënuan dështimin e tretë në marrjen e 433 milionë eurove. Kësaj here edhe në divizionit të apeleve pranë Gjykatës Supreme në New York e cila la në fuqi vendimin e datës 15 Tetor 2014 të Gjykatës Supreme në New York. Kjo gjykatë thekson në vendim se, “është jashtë juridiksionit të saj t’i japë fuqi vendimit të marrë nga gjykata shqiptare”. Megjithatë beteja e biznesmenit Italian për të bërë të tijat 433 milionë euro vijon në një tjetër gjykatë. Kësaj here në Paris.

Kjo është humbja e dytë brenda një muaji nga Francesco Beccheti pas asaj me shtetin shqiptar në arbitrazh po për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Tags: Francesco BecchetigjyqhumbSHBA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.