Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARGUMENTET/ Rruga Elbasan – Tiranë, zbardhet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, ja pse u lanë në burg ish-zyrtarët e rrugëve

10/02/2018
Mbeten në burg Dashamir Gjika dhe Andi Toma, 2 biznesmenë dhe një zyrtar tjeter
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhen arsyet pse Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg tre ish zyrtarët e Autoritetit Rrugor ta akuzuar për abuzime me autostradën Tiranë-Elbasan. Dashamir Xhika ish-numri një i këtij institucioni, Aksel Qurduka dhe Albens Alite kanë shpërdoruar detyrën në marrëveshje me njëri-tjetrin duke i sjellë një dëm buxhetit të shtetit, sipas gjykatës rreth 37 milionë dollarë.

Në vendimin e gjykatës thuhet se këto para janë përfituar më pas në mënyrë të paligjshme nga këta persona dhe të tjerë, të cilët po hetohen për akuzën e korrupsionit.

Sipas prokurorisë, këta ish-zyrtarë kanë bërë amendime dhe ndryshime në kontrata duke sjellë si pasojë shtyrjen e afateve të punimeve. Gjithashtu shkelje e rëndë është konsideruar kryerja e punimeve nga firmat duke mos pasur me parë një burim financiar.

Kjo është bërë me urdhër të Xhikës dhe dy vartësve të tij, ku më pas është bërë likujdimi i këtyre firmave për punime të cilat ishin realizuar tashmë.

Por në bazë të ligjit, nënshkrimi i kontratës bëhet për punime që do të kryhen pas lëvrimit të fondit.

Gjykata thotë se Dashamir Xhika gjatë punës së tij ka shmangur bordin drejtues të ARRSH-së. Sipas ligjit duhet të jetë bordi, ai që vendos për veprimtarinë e institucionit dhe jo drejtori pasi detyra e tij kryesore është përfaqësuesi tek të tretë.

Përveç abuzimeve gjykata llogarit edhe interesat, të cilat duhet të paguajë shteti tek institucionet ku është gjetur financimi për këtë projekt. Një tjetër shkelje është situata e krijuar pas rrëshqitjes së dherave në vitin 2014.

Aty ka vonesa në kohë për vendimmarrje për zgjidhjen teknike nga Këshilli Teknik. Vendimmarrja e fundit për këtë rast është marrë në 2016-ën, dy vite me vonesë. Pavarësisht këtyre hetimeve, të arrestuarit kanë mohuar akuzat para gjykatës duke e cilësuar procesin politik.

Tags: burggjykatarrugezyrtaret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.