Zv.Dekani Gjekmarkaj alarmon: Qeveria, test buke për pedagogët e Universitetit të Tiranës

Zv.Dekani Gjekmarkaj alarmon: Qeveria, test buke për pedagogët e Universitetit të Tiranës

146
0
Shares

Pedagogët e Universitetit të Tiranës nuk kanë marrë rroga për muajin janar edhe pse të paktën kjo rrogë duhej të merrej në fund të muajit të kaluar.

Zëvendës Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Agron Gjekmarkaj, në një reagim të tij ka kërkuar shpjegime për këtë situatë të pa precedentë duke konstatuar edhe arsyen se pse po ndodh ky bllokim financiar për pedagogët e këtij universiteti.

Reagimi i plotë i Gjekmarkaj:

Testi i nënshtrimit

Pedagoget e Universitetit te Tiranes nuk e kane marre ende rrogen e muajit Janar megjithese sot eshte data 9 shkurt. Askush nuk di te thote kur do ti marrim ato. Thuhet se mungese ka nje akt nenligjor nje gje e padegjuar qe ministrite duhet te bejne me njëra-tjetren, nje logjike absurde e padenje per tu marre ne konsiderate. Ky ngjan nje test nenshtrimi i Qeverise ndaj nje Universiteti (atij publik) i cili i ka bere rezistence projektit te saj per ta nenshtruar e perdhosur per interesat e saj klienteliste. Dje aktori Robert Ndrenika me te drejte fliste per litarin e bukes ne fyt. Sot litari po i shtrengohet trupes akademike ne te gjithe Shqiperine nga Shkodra ne Gjitokaster nga Vlora ne Korce. Ne nje shtet demokratik kur ke nje kontrate pune rroga eshte nje e drejte e patjetersueshme nje detyrim ligjor i pakapercyeshem. Na thuhet se mungon nje VKM (vendim i keshillit te ministrave) sikur ajo te jete nje fatkeqsi natyrore, ortek, bore, shi, termet e pastaj cdo gje rregullohet po se kur e si askush nuk na e thote.

Ne vend qe te japin shpjegime kancelaret hakerrehen ndersa pedagoget hyne ne vathe duke kaluar ne shtrungen e mjerimit. Sot te gjithe te shqetsuar e te tulatur pyesnin njeri tjetrin kur do ti marrim rrogat? Kemi shkollat kopshtet cerdhet e femijeve per te paguar. Sado akuza i kane bere parvenyte Universitetit Publik sado padrejtesi i jane bere me ligjin e arsimit te larte sado sulme me agjensine e akreditimit ai mbetet vatra kryesire e dijes dhe e mendimit ne kete vend. Personalisht druaj se po tentohet te nenshtrohet perfundimisht nepermjet testit te bukes sipas parimit hiqu buken shtoju drurin. Ndoshta qeveritaret nuk kane problem per rrogen mbase as qe e llogarisin…ndersa pedagoget po..jetojne me te e punojne per te ne kushte tejet te veshtira me sakrifica te panumerta. Ata nuk veshen firmato ndonese mund te deshironin. Ata nuk jane makina ore e bizhu luksi ndonese do tju pelqenin ata nuk bejne pushime as jashte as brenda packa se i enderrojne teksa sot lihen edhe pa rroge pa lek per buken e femijeve. Ata nuk merren me tendera vec me libra e me studente por renduar hallesh kane humbur instiktin e reagimit. Ne rendin skllavopronar edhe skllavi linte punen i njihej si e drejte kur nuk ushqehej. Profesorati i Universitetit Publik duhet te reagoje per nje te drejte themelore. Heshtja ne kete rast eshte pranim i nje poshterimi te pajustifikuar.

Kancelaret tane nuk duhet tu hakerrehen pedagogve duke ju tundur VKM e munguar por te bejne punen e tyre per te mbrojtuar interesat e Universitetit. Sot politika shqiptare e cila nuk e vuan mungesen e rroges zihet me pathos per cdo gje por nuk thote nje fjale per kete turp. Teston Qeveria hesht Opozita. Te dyja me gjase e duan te nenshtruar boten akademike teksa vete sherbehen nga shakllabane e bihude gjithefaresojt. Ne jemi ne prag te sezonit te provimeve dhe na lind e drejta te kerkojme mbeshtetjen dhe mirkuptimin e studentve per ta bllokuar kete proces derisa te paguhemi sic na takon. Personalisht i vej thirrje Kryeministrit te impenjohet per ta zgjidhur kete situate te denje vec per republikat e bananeve. Asnje kryeminister se ka bere kete, as adil carcani ne dhjetor 1990 kur studentet dhe  pedagoget po e conin ate dhe ramixin drejt burgut, po kaq i drejtohem dhe Kryetarit te Opozites te flase per kete ceshtje sepse ky eshte shqetesim me i madh sesa deklaratat bajate qe lexojne deputetet e tij.kolegve te universitetit publik ju kujtoj se nese e pranoni kete situate do te thote se e meritoni ate e gjera me te renda do ju presim, duajeni veten me shume se c ju do qeveria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY