Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VITI 2017/ KLSH: Abuzimet e administratës, 825.6 milionë € dëm shtetit

09/02/2018
Dëmi 298.52 milion lekë, KLSH padit dy ish-drejtues të ZVRPP Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë auditimeve të kryera vitin e kaluar, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar shkelje, parregullsi në respektimin e ligjeve të shtetit nga ana e punonjësve të administratës, në qendër e në bazë, me një vlerë kolosale dëmi për buxhetin: 110.5 miliardë lekë, ose 825.6 milionë euro. Shkeljet financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2014-2016.

Në raportin e katërt për vitin 2017, të publikuar ditën e djeshme, KLSH vëren se janë zbuluar dy lloj parregullsish: parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 11.5 miliardë lekë ose 85.8 milionë euro; shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 99.05 miliardë lekë, afërsisht 739.7 milionë euro, nga e cila: 92.7 miliardë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 692.1 milionë euro dhe 6.3 miliardë lekë afërsisht 47.8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.

Nga ana tjetër, konstatohet se për vitin 2016 rritja e detyrimeve ndaj tatimeve dhe doganave (borxhi tatimor dhe doganor) si dhe skemës së sigurimeve shoqërore është në vlerën 51.17 miliardë lekë ose 41% më e lartë se viti 2015.Rekordin për dëmet më të larta sipas fushës e mban pjesa e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, që rezulton me një vlerë 4.1 miliardë lekë. Në vendin e dytë është pjesa e riblerjes së pasurisë shtetërore me 2.89 miliardë lekë. Doganat janë të renditura si të tretat me një vlerë dëmi të konstatuar prej 1.9 miliardë lekë, kurse prokurimet në vendin e katërt me 1.58 miliardë lekë.

Grupi i tatimtaksave rezulton me një dëm prej 370 milionë lekësh, për t’u pasuar nga shpenzimet operative me 251 milionë lekë. Dëmi më i vogël është konstatuar në fushën e paga-shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore me 91 milionë lekë dhe në fund urbanistika me 8.8 milionë lekë.
Pjesa e mbetur e sektorëve të audituar por që nuk klasifikohet në asnjë nga fushat e mësipërme është grupuar nën emërtimin “Të tjera” me një vlerë 503 milionë lekë.

Gjatë periudhës janar – dhjetor 2017, nga ana e KLSH janë rekomanduar 2.082 masa organizative, nga të cilat 1.108 janë pranuar nga subjektet, 751 janë në proces zbatimi dhe 233 janë duke u shqyrtuar. Po gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 47 kallëzime penale, për drejtues kryesisht të rangut të mesëm dhe të lartë.

Dëmi ekonomik i shkaktuar shtetit dhe disa nga institucionet me shkelje më të mëdha

Në sektorin e Tatim – Taksave 376.1 milionë lekë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve 58.2 milionë lekë
Bashkia Cërrik 36.3 milionë lekë
Bashkia Himarë 35.7 milionë lekë
Projekti “Menaxhimi i mbetjeve të ngurta të Shqipërisë”, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës 27.9 milionë lekë

Në sektorin e doganave 1.64 miliardë lekë

Dega e doganës Berat 108.6 milionë lekë
Dega e Doganës Durrës 381.3 milionë lekë
Dega e Doganës Tiranë 800.2 milionë lekë
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave 153.8 milionë lekë

Në fushën e prokurimeve 1.6 miliardë lekë

Bashkia Sarandë 32.3 milionë lekë
Bashkia Tepelenë 26.6 milionë lekë
Bashkia Himarë 21.9 milionë lekë
Komisioni i Prokurimit Publik 248.9 milionë lekë
KESH 95.3 milionë lekë
Ministria e Energjisë dhe Industrisë 247.6 milionë lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar 202.6 milionë lekë

Në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore 7 miliardë lekë

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, 13.5 milionë lekë
Ministria e Energjisë dhe Industrisë 433.2 milionë lekë
OSHEE 2 miliardë lekë
KESH 863.3 milionë lekë
Albpetrol 500.2 milionë lekë

Në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore 94.5 milionë lekë

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës 35.9 milionë lekë
Ministria e Punëve të Jashtme 15.9 milionë lekë
Bashkia Fier 10.2 milionë lekë

Në fushën e urbanistikës 8.9 milionë lekë

Të tjera 503 milionë lekë

Të ardhura të munguara

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Tiranë 19.8 miliardë lekë
Ministria e Energjisë dhe Industrisë 94.6 milionë lekë
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes 2.5 miliardë lekë
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit 50.3 miliardë lekë
Instituti i Sigurimeve Shoqërore 5.9 miliardë lekë
Ujësjellës Kanalizime Tiranë 744.4 milionë lekë
KESH 9.3 miliardë lekë

Shpenzime me dëm për buxhetin

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor 1.8 miliardë lekë
Drejtoria e Përgjithshëm të Thesarit 1 miliard lekë
Bashkia Sarandë 539.8 milionë lekë. Shqiptarja.Com

Tags: demi ekonomikklsh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.