Pas dorëzimit të mandatit të deputetit demokrat, Eduard Halimi, “llogaritë” fillojnë me pyetjen “kush do e zëvendësojë atë”.
Eduard Halimi është pjesë e fitores së mandatit të deputetit të PD-së, në Qarkun e Beratit, ku në zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar, kryesonte këtë listë.
Mbas tij, lista vazhdonte me Astit Veliajn, i cili në ëkto zgjedhje nuk mundi të rimerrte një mandat deputeti. Pas Astrit Veliajt, vijon Lefter Malqi, i cili pas “tradhtisë” së radhës, u shpërblye nga Ed Rama me postin e zëvendësdrejtorit ët përgjithshëm të Burgjeve.
Lista vijon më pas me Bujar Hoxhaj, Myslim Haxhi, Juvina Jani dhe Monika Qosja.





