Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Droga e Treblovës, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për bashkëpunëtorët e Moisi Habilajt

08/02/2018
FOTO/ Vlorë, sekuestrohen 1.3 ton kanabis, trafikantët përsëri i ikin policisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Krimeve të rënda ka prezantuar sot pretencën ndaj të akuzuarve për drogën dhe trafikun e saj, të bllkur disa muaj më parë në Treblovë, të Vlorës.

Në seancën e sotme, Prokuroria ka kërkuar për…,

Taulant Haxhiraj,  9 vjet burg

Shkelqim Kociaj, 8 vjet burg

Marjus Bajrami,  8 vjet burg

Xhovalin Baco,  4 vjet burg.

Mes tyre mësohet se ka edhe ish-bashkëpunëtorë të Moisi Habilaj.

Prokuroria për Krime të Rënda, më se tre muaj më parë,  i përfundoi hetimet dhe kërkoi nisjen e gjykimit për 8 persona, të cilët konsiderohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kultivonte kanabis në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, në këtë zonë Policia e Shtetit zbuloi një sasi shumë të madhe lënde narkotike, të shpërndarë në parcela, si edhe në proces tharjeje.

Prokuroria thotë se në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndronte shtetasi Taulant Haxhiraj, i cili, bashkëpunonte ngushtë me punonjësin e Policisë, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë. Këta kishin për detyrë marrjen e masave konkrete për kultivimin, magazinimin dhe më tej, shpërndarjen e lëndës narkotike.

Nga hetimet e kryera rezulton e provuar se, nga ana e policisë gjyqësore janë siguruar dhe mbledhur të dhëna, për aktivitetin kriminal të disa grupeve personash, shtetas shqiptar, të cilët ne mënyrë të organizuar kultivonin bimë narkotike në disa zona të rrethit Vlorë. Nga të dhënat, ka rezultuar se një grup personash, gjatë muajve Prill dhe Maj, pasi kanë siguruar me parë sipërfaqe toke, në pyll, kullota, tokë në pronësi shtet ose në pronësi dhe posedim të personave privat, që ndodhet në territorin e zonës Administrative Vlorë, kanë filluar kultivimin e sasirave të mëdha të bimëve narkotike të llojit canabis sattiva. Në vijim të hetimeve, në datë 04. 10. 2016, forcat e Policisë kanë ndërhyrë, duke realizuar arrestimin e 11 personave, ndërkohë që nuk është bërë i mundur ende arrestimi i Renaldo Avduli.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda i akuzon shtetasit, si më poshtë…

– Për kryerjen e veprave penale “Kultivimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, akuzohen…

  1. Taulant Haxhiraj
  2. Renaldo Avdyli
  3. Shkëlqim Koçiaj
  4. Xhovalin Baço
  5. Reshat Radhima
  6. Marjus Bajrami

– Për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”, akuzohen…

  1. Klajdis Imeri
  2. Anis Pajo

Në bazë të veprimeve proceduriale për këtë hetim, janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale të “Kultivimit të lëndëve narkotike”. Për këta persona, çështja është veçuar dhe hetimi i tyre i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Vlorës.

Edhe hetimet për zbulimin e drogës janë kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Operacioni që çoi në pranga anëtarët e këtij grupi u zhvillua nga FNSH e Tiranës. Policia e Vlorës u përjashtua në atë kohë nga operacioni, për shkak të dyshimeve se mund të dekonspironte veprimet e specialëve.

Renaldo Avduli
Tags: drogeGjyqipretencaprokuroriate akuzuartreblove

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.