Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dosja e Strasburgut: Pas Azemit do të vritej Sali Berisha

08/02/2018
A dëshironte Azem Hajdari të bëhej ministër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhen detaje të reja nga dosja e vrasjes shtetërore të Azem Hajdarit. Objektivi nuk ka qenë vetëm Azemi, por edhe Berisha që në atë kohë drejtonte opozitën, shkruan gazeta zyrtare e PD, RD duke u mbështetur në një gjykim në Strasburg në lidhje me cështjen. Plani do të ishte i njëjtë dhe se do të angazhoheshin strukturat shtetërore të krimit bashkë me Fatos Klosin.

Dosja “Hajdari” ka qenë një nga çështjet më të bujshme si dhe një dosje voluminoze. Vrasja e Azem Hajdarit, është cilësuar si vrasja e shekullit të ‘20. Një çështje që ka një vendim të kaluar në dy shkallët e gjykatave, nëpërmjet të cilit janë dënuar katër vetë. Vrasja e Azem Hajdarit gjithnjë është cilësuar një vrasje politike. Jo sepse ai ka qenë deputet i Shqipërisë, për disa legjislatura, jo se ka qenë njeriu që ka kontribuar më shumë për rrëzimin e komunizmit dhe sjelljen e demokracisë, duke marrë dhe emrin Lideri i Dhjetorit, por se vrasja kishte motive politike. Pavarësisht se gjatë rrugës, për shkak dhe të aleancave fluide për hir të pushtetit, akuzat për vrasje politike të Azem Hajdarit u zbehën.

Ajo që përmendet më pak është një vendim i Gjykatës së Strasburgut.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar se në Shqipëri ka patur një plan për vrasjen e Sali Berishës, në ngjarjet që pasuan ekzekutimin e deputetit demokrat, Azem Hajdari. Të dhënat kanë dalë në dritë në vendimin e zbardhur të gjykatës, që u dha fund shpresave të të dënuarve për vrasjen e Hajdarit mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, të fitonin pafajësinë. Pikërisht, ekzistenca e një plani për vrasjen e Berishës gjykohet se është arsyeja kryesore për të cilën kryetari i Partisë Demokratike në atë kohë refuzoi të paraqitej si dëshmitar përpara gjykatave në Tiranë.

Gjykata e Strasburgut ka vlerësuar edhe arsyet që e shtynë Berishën të mos u përgjigjej pozitivisht disa kërkesave të gjykatës së Tiranës për të qenë dëshmitar në gjykimin e të akuzuarve për vrasjen e Azem Hajdarit. “Arsyet e sigurisë shpjegonin mosparaqitjen e tij. Në dritën e përpjekjeve për të vrarë z. Berisha, siguria e tij personale nuk mund të garantohej në gjyq”, thuhet në argumentimin e Gjykatës së Strasburgut. Ndonëse Gjykata e Strasburgut nuk dha detaje për ato që i cilëson “përpjekje për të vrarë z. Berisha”, në shtypin shqiptar janë botuar raportime të ndryshme mbi një tentativë të mundshme për të ekzekutuar liderin demokrat. Njëri nga të dënuarit për vrasjen e Hajdarit ka përmendur edhe një implikim të shërbimeve sekrete, që ka patur si synim final vrasjen e Berishës. Vetë ish-kryeministri nuk udhëtoi për një kohë të gjatë në vendlindjen e tij, Tropojë, pas vrasjes së deputetit Hajdari. /RD

Tags: Azem hajdarigjykata e strasburgutsali berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.