Trupi i pajetë i një 82-vjeçari është gjetur i mbytur në lumin Shushicë në Vlorë. Viktima i identifikuar me iniciale V. D., është gjetur rreth orës 10:20 në afërsi të fshatit Xhuerinë.
Policia thotë se viktima, prej datës 05.02.2018 rezultonte i shpallur në kërkim si i larguar nga banesa. Shtetasi gjithashtu vuante nga probleme të shëndetit mendor, thotë policia. Trupi i pajetë do të transportohet drejtim morgut në Spitalin Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...