Izet Haxhia kthehet në Shqipëri, gjykata turke vendos ekstradimin

Izet Haxhia kthehet në Shqipëri, gjykata turke vendos ekstradimin

248
0
Shares

Izet Haxhia pritet të ekstradohet në Shqipëri pas një vendimi që ka marrë Gjykata e Lartë turke. Sipas vetë Izet Haxhisë, ai e ka marrë vendimin e Gjyktaës sot përmes avokatit të tij.

Cëhstja për esktradim e Izet Haxhisë kishte 12 vjet e protokolluar pa marrë përgjigje.

Sipas vetë Haxhisë, vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë përmes një lobimi të qeverisë shqiptare tek ajo turke dhe është vendim politik. Është e mundur që ai të përdoret si dëshmitar në gjyqe të tjera në Tiranë.

Izet Haxhia është i dënuar me 25 vjet burg nga gjykata shqiptare si pjesëmarrës në varsjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari në vitin 1998.

Ai ndodhej në Turqi prej shumë vitesh. Pritet vetëm vendimi i ministrisë së Drejtësisë turke për të realizuar ekstradimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY