Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Hapësira negative” e Luljeta Lleshanakut botohet në Britaninë e Madhe

07/02/2018
“Hapësira negative” e Luljeta Lleshanakut botohet në Britaninë e Madhe
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sapo ka dalë në treg, libri me poezi në gjuhën angleze “Hapësira negative” i poetes Luljeta Lleshanaku, botuar nga shtëpia botuese Bloodaxe në Mbretërinë e Bashkuar. Ky libër është një përmbledhje në anglisht e dy librave të botuar në origjinal nga shtëpia botuese OMBRA GVG: “Pothuajse dje” (2012), dhe “Homo Antarcticus” (2015).

Përkthyesja e librit në anglisht është Ani Gjika, e cila, për përkthimin e këtij libri, së fundmi është vlerësuar me çmimin e PEN-it anglez, dhe me një grant nga National Endowment for Arts në Shtetet e Bashkuara.

“Hapësira negative” është njëri nga librat e rekomanduar nga Poetry Society në Angli. Ja se si shprehet në komentin e tij, poeti dhe përkthyesi George Szirtes:

“Hapësira negative” e poetes shqiptare Luljeta Lleshanaku, është libri i saj i dytë i botuar në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse New Directions në Shtetet e Bashkuara, e ka botuar që në vitin 2002. E lindur në vitin 1968 dhe e vlerësuar si një poete kryesuese e brezit të saj, Lleshanaku është përkthyer fuqishëm nga Ani Gjika. Libri fillon me një poemë të gjatë që i referohet zbuluesit të Antarktidës Frenk Uajld, krahut të djathtë të Shakëlltonit. Kjo poemë është plot forcë, dhe ofron një revokim të kursyer por të gjallë, pothuajse filmik, të jetës së Uild-it, që mund të shërbejë si një lloj analogjie e vetë jetës së autores. Prej këtu, autorja lëviz nëpër një varg karakteresh dramatikë, para se të rikthehet përsëri në vetën e parë. Syri i saj është kureshtar; shqisa e saj për të ndërtuar detajin, herë pas here të mahnit. Dhe ç’është më e rëndësishmja, ajo i paraqet lexuesit një version të besueshëm të botës…

…Kështu që janë thjesht gjërat në vetvete, ai grumbull mbresëlënës copërash, fragmentesh, ku lënda përzihet me idetë në mënyrën më të natyrshme të mundshme, me një shkathtësi numrash akrobatikë. Ajo nuk bën asgjë ekstravagante në aspektin teknik ose atë retorik. Ajo flet drejtpërdrejt: por vetëm se ky i folur direkt,ështëi mprehtë (ashtu siç është edhe përkthimi), dhe e vë gishtin drejt e në plagë.”

Në prezantimin që botuesi i bën autores në kopertinë, ndër të tjera thuhet:

“Shumë nga poezitë nuk i referohen ndonjë vendi specifik ose kohe specifike. Ngjarjet intervenojnë midis tyre dhe ngjarje të reja marrin formë, ashtu si në poemën e saj të gjatë “Homo Antarcticus”, e cila ndjek fatin e një heroi, i cili, ndërsa ia doli të përshtatej për muaj me radhë me vdekjen nga uria në Antarktidën e ftohtë nën zero gradë, nuk mundi të përshtatej më pas me jetën në qytetërim. Kjo është njëra nga poezmat në libër që flet për presionin e shoqërisë moderne mbi individin. Brenga dhe vdekja, dashuria dhe dëshira, burgosjet dhe zhgënjimi, janë të gjitha tema që bëjnë jehonë në poezinë magjepsëse të Lleshanakut.”

“Hapësira negative” është libri i dhjetë i autores i botuar në gjuhë të tjera pas: Haywire; New& Selected Poems (Bloodaxe Books, Londër, 2011), Fresco (New Directions, SHBA, 2002), Child of nature (New Directions, SHBA, 2010), Kinder der Natur (Edition Korrespondenzen, Austri, 2010), Dzieci natury ( Stowo / Terytoria Obraz, Poloni, 2011), Antipastorale (LietoColle, Itali 2006), Ponedjeljak u sedam dana (Versopolis edicija, Kroaci, 2015), Lunes en Siete Días(Olifante, Spanjë, 2017) dhe Pondelok v siedmich dӣoch (Občianske združenie VLNA, Sllovaki, 2017).

Tags: luljeta lleshanaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.