Viktor Orban nuk është klon i Putinit, projeksioni për Evropën tjetër i...

Viktor Orban nuk është klon i Putinit, projeksioni për Evropën tjetër i birit lindor

141
0
Shares

Lideri hungarez propozon një vizion alternative ndaj atij kryesor europeist. Në qendër është një ide suprematiste dhe ekskluziviste e Perëndimit, të cilit ndjen se i përket. Lindja sovraniste dëshiron të na shpëtojë nga deformimet liberale të Brukselit, të mos i nënshtrohet Rusisë

Çfarë lexon çdo të enjte Viktor Orbán, kur i kushton pjesë të kohës analizës së teksteve të këshilluara nga stafi? Sipas të mirëinformuarve, Kryeministri hungarez po gllbarëon një libër mjaft të suksesshëm të historianit Yuval Noah Harari, me titullin “Homo Deus. A Brief History of Tomorroë”. Interesi për tezat e paraqitura nga Harari duket se e kanë shtyrë që të kërkojë një takim privat me autorin shumë të kërkuar, pavarësisht se vizioni i botës i këtij të fundit është qartazi antietik karshi atij të njeriut të fortë të Budapestit, që bazohet mbi lajtmotive të tilla si Zot, atdhe, familje, punësim i plotë, detyrim (në kundëvrnie me kultin e të «drejtave»). Harari thekson se feja dhe tradita nuk janë gjë tjetër vecse produkt i racionalitetit njerëzor; se traditat nuk autorizojnë asnjë popull që të marrë mbi vete të drejta pronësie apo të përkëdhelë ëndërra dominimi dhe se e ardhmja do të dominohet pashmangshmërisht nga robotët në vijim të automatizimit gjithnjë e më të shpejtë e proceseve prodhuese. Çfarë e intrigon Orbán në një rrëfim të së kaluarës së vonshme (dhe të ardhmes së mundshme) sa brilant, aq edhe të largët nga ajo e tij? ka mundësi faqet që libri i Harari i kushton fatit të demokracisë «perëndimore» në erën e dixhitalizimit të plotë. Sipas autorit, revolucionet e përsëritura teknologjike e dekadave të fundit trondisin si rendin social, duke krijuar masa të mëdhëa njerëzish «kot» puna e të cilëve bëhet tërësisht nga makina dhe kompjuterë, ashtu edhe atë politik. Partitë, lëvizjet massive, strukturat burokratike, sistemi i informacionit shënojnë hapin dhe duken gjithnjë e më shumë një produkt i lodhur, pak i legjitimuar përpara një shoqërie që po vjen duke u ndarë në kasta, duke përmbysur dy shekuj emancipimi kolektiv. Bashkë me ta shoqëria e re e dominuar nga asete dixhitale kërcënon stabilitetin e atij «konsensusi liberaldemokratik» që i kishte mundësuar Perëndimit të tejkalonte traumën e dy konflikteve botërore dhe, në vijim, të fitojë Luftën e Ftohtë, duke dorëzuar në agimin e shekullit të XXI-të një botë në thelb unipolare.

Rezultate imazhesh për viktor orban

Kështu, për të kuptuar sesi paraqitet Hungaria përpara dilemave gjeopolitike të kohës tonë duhet nisur nga diagnoza e problemit. Prej pothuajse 8 vitesh Orbán është në krye të një vendi të vogël continental, ushtria e vogël e të cilit është integruar prej më shumë se një decade në strukturat atlantike. Në ndryshim nga Polonia dhe nga Rumania, që prej vendondodhjes së tyre gjeografike kanë një rol themelor në mekanizmat mbrojtëse të NATO-s dhe në politikën e jashtme amerikane (dhe nuk është aspak sekret që qeveritë rumune që pasojnë njëra tjetrën në fakt janë të drejtuara nga aparate dhe rrjete që të çojnë në Uashington), Hungaria nuk paraqet asnjë interes strategjik për Shtetet e Bashkuara. Nëse raportet bilaterale janë sot të ngrira pavarësisht presidencës Trump, zgjedhjen e të cilit Orbán qe i pari dhe ndoshta kreu i vetëm i një qeverie europiane që e përshëndeti me gazim, kjo histori nis nga larg. Në vigjilje të krizës ekonomike që do ta trondiste të majtën hungareze dhe do ta fiksonte në pushtet Orbán, qe kryeministri i atëhershëm socialist Ferenc Gyurcsány ai që realizoi një manovër të bujshme afrimi me Rusinë e Putinit, midis protestave të liderit të atëhershëm të opozitës Orbán, që akuzonte të majtën paskomuniste se poi a kthente krahët Perëndimit për t’u kthyer në krahët e Moskës së urryer. Më 2008 deri “Neë York Times”, zakonisht afër me pozicionet e së majtës hungareze, e denoncoi faktin se qeveria e Budapestit kishte emëruar si përgjegjës të një posti delikat të caktuar me rotacion midis shteteve anëtare të Aleancës Atlantike (Komitetit Special për Çështjet e Sigurisë së NATO-s) Drejtorin e Kundërspiunazhit të Brendshëm: një personazh me një të kaluar prej 6 vitesh në Moskë gjatë viteve ’80 si student në Akademinë Xherxhinskij. Sigurisht, reputacioni ndërkombëtar i Rusisë të një dekade më parë ishte ndryshe nga ky i sotmi. Pavarësisht kësaj, është e rëndësishme të vërehet sesi nuk ka qenë Orbán ai që ka konceptuar këtë «dalje» fillestare nga binarët e integrimit në strukturat politike dhe mendore të Perëndimit, por vetë ata që sot në Hungari e akuzojnë – për më tepër me të drejtë – se ka ndryshuar krejtësisht ide ndaj Perëndimit dhe ndaj Rusisë.

Rezultate imazhesh për viktor orban

Orbán dhe kundërshtarët e tij kanë përkëdhelur, në kohë të ndryshme, por në mënyra të ngjashme, projektin e transformimit të Hungarisë – një vend as sllav, as ortodoks, ku perceptimi popullor për Rusinë dhe rusët mbetet tejet negative – në një «urë» midis Lindjes dhe Perëndimit. Megjithatë, pikërisht me iniciativën e ish aktivistit antikomunist dhe antisovjetik Orbán rizbulimi i «Lindjes» si aks gjeopolitik i shekullit të XXI-të shoqërohet me nocionin, të mbështetur publikisht nga vetë kryeministri – se «demokracia liberale» nuk përfaqëson domosdoshmërisht rrugëdaljen e dëshirueshme nga një tranzicion pastotalitar. Afrimi me Rusinë (ose në masë të ndryshme me Turqinë e Erdoganit) shkëmbehet shpesh nga komentatorët perëndimorë me vullnetin e Orbán për të kopjuar modelin politik dhe social putinian. Gjithsesi, bëhet fjalë për një qasje të dobët ndaj realitetit kompleks hungarez, që për një pafundësi motivesh të lidhura si me zhvillimin historik të vendit, ashtu edhe me nevojat socio – ekonomike, mbetet i lidhur me një fill të dyfishtë me zhvillimin europerëndimor, pavarësisht se në një pozicion periferik dhe të vogël. Mjafton të mendohet për faktin se ¾ e shkëmbimit tregëtar hungarez bëhen me Bashkimin Europian dhe se Hungaria është midis të gjitha shteteve të aderuara kohët e fundi ai më i varuri nga fondet e kohezionit dhe të zhvillimit. Nga këto konvenion që të fillohet për të kuptuar sesi Orbán e interpreton situatën aktuale gjepolitike të vendit të tij dhe të Europës Qendrore, duke analizuar si pikat e forta, ashtu edhe kontradiktat e brendshme të këtij vizioni.

Konceptimi i politikës tek Orbán bazohet mbi konfliktin. Një konflikt i madh dhe që nuk mund të shtypet. Pavarësisht se është prej kohësh një njeri qeverie dhe pushteti – një pushtet gjithnjë e më shumë i pakufizuar në vendin e tij – Orbán vazhdon që ta konceptojë politikën si një fushëbetejë në të cilën përplasen ide, vlera, vizione të botës domosodshmërisht alternative dhe vështirë të pajtueshëm. Diskutohet shumë, në Hungari, ashtu si tjetërkund, nëse ideologjia e Orbán është frut i një refleksioni naiv intelektual apo më shumë produkt i një strategjie marketingu politik për përdorim elektoral, i hartuar në vitet e fundit nga spin doctors të kalibrit të Arthur Finkelstein që ka ndërruar jetë kohët e fundit. Pavarësisht se bën qartazi një përdorim instrumental të kategorive të tilla filozofiko – politike si komb e sovranitet, duke demonizuar dhe dehumanizuar kundërshtarët e vërtetë apo të supozuar (parasëgjithash, manjatin George Soros), Orbán synon sot që të parqitet si frymëzues i një Europe alternative ndaj asaj të realizuar në dekadat e fundit. teza kryesore e tij është se në Europën e sotme përplasen dy vizione filozofike. I pari bazohet mbi konceptin e “bërjes”, sipas të cilit Kontinenti i Vjetër transformohet me zgjedhjen e vet nëpërmjet një procesi të shpejtë ndërtimi strukturash politike dhe kulturash identitare që presupozojnë tejkalimin e identiteteve kombëtare respektive. Një tejkalim i tillë bëhet i nevojshëm prej përzierjes radikale etnike të prodhuar nga flukset migratore të çdo lloji dhe drejtimi (nga punëtorët e Europës Lindore të emigruar në vendet më të begata të Bashkimit Europian deri në kërkuesit e azilit nga Afrika dhe Lindja e Mesme). Në vizionin e parë Europa fillon të bëhet një kontinent i hapur; një shoqëri jo vetëm transkombëtare, por edhe paskombëtare; një eksperiment i melting-pot «me ftesë», për faktin që europianëve të rinj pakashumë u kërkohet në mënyrë eksplicite që të garantojnë riprodhimin demografik të kontinentit, një riprodhim që ndryshimi i pakthyeshëm i stileve të jetesës në Europën bashkëkohore e bën tashmë të pamundur pa një ndihmë të «jashtme». Vizioni i Orbán mbështetet mbi konceptin e stabilitetit dhe i merr lëvizjet nga historia europiane e mijëvjeçarit të fundit, e rilexuar në kundërdritë për t’i evidentuar tri shkaqe themelore: ekspansionin e qytetërimit kristian në epokën mesjetare, mbrojtjen e kontinentit nga sulmi osman në shekujt e XVI-të e të XVII-të dhe, së fundmi, tejkalimi i kundërvënieve Lindje – Perëndim pas 1989, e bërë e mundur nga përfundimi i konflikteve ideologjike midis dy blloqeve ushtarake. Kështu, për Orbán e kaluara e Kontinentit të Vjetër jo vetëm shpjegon, por edhe projekton të ardhmen e tij. Kryeministri hungarez e konsideron kontinentin aktual, pavarësisht diversiteteve të brendshme të tij, një tërësi historiko – kulturore të bazuar mbi trashëgiminë judeo – kristiane: ideja e tij e Perëndimit është fuqimisht suprematiste dhe ekskluzive.

Rezultate imazhesh për viktor orban

Perëndimi në të cilin beson Orbán mendon dhe vepron në emër të qytetarëve të tij, pa ua hapur dyert njerëzve, që për motive politike, fetare apo kulturore, mund ta destabilizojnë më pas nga brenda, duke shfrytëzuar popullsisë e emigruar në Europë si një kolonë të pestë. Nëqoftëse Europë perëndimore – siç e ka deklaruar shumë herë kryeministri hungarez – abdikon në detyrën e saj për të mbrojtur Kontinentin e Vjetër nga katasrofat, një rol i tillë shpëtimtar duhet të merret nga Europa Qendro – Lindore, domethënë nga ata vende të dala nga një sekuencë e gjatë dominimesh të huaja (nga Perandoria Osmane tek ajo Sovjetike) dhe që synojnë të paraqiten si bartësit e rinj të këtyre vlerave dhe të atij qytetërimi material nga ku Europa Perëndimore do të hiqte dorë në emër të politikisht korrektes dhe të nevojës për rënë në ujdi me transformimet demografike në zhvillim. Shënjestra polemizuese kryesore këtu natyrisht që është islami, porn ë diskutimin e Orbán për Europën peshojnë edhe çështje etike që e gjejnë fillin drejtues në sfidën demografike: nga barazimi juridik i familjeve homoseksuale tek eutanazia, nga aborti tek benefitet fiskale të destinuara për familjet me shumë anëtarë (në kurriz të beqarëve apo të çifteve pa fëmijë). Siç e shikojmë, çështje rendi dhe madhësie dukshëm të ndryshme gjendjen në diskursin orbanian për të krijuar një përzierje ideologjike të re dhe me lexim jo të lehtë. Megjithatë, padyshim që Orbán shtyhet nga vetëdija se vendi i tij dhe të vendet e tjera të rajonit më së fundi janë (ri)kthyer për të qenë pjesë e Perëndimit dhe sot kanë të drejtën që të flasin «si perëndimorë» pa marrë leksione nga askush. Sido që yë vlerësohet oferta ideologjike tradicionaliste dhe hapur «sovraniste» e kryeministrit hungarez, duhet pranuar se jetohet në një epokë multipolare, si në fushën e diplomacisë globale, ashtu edhe në fushën e raporteve të forcës në brendësi të Bashkimit Europian. Elitat europianoqendrore dhe lindore, me Orbán në krye, kanë fituar një bagazh përvoje dhe një pasurie njohjeje të mekanizmave europiane nga brenda që i bën shumë më pak të butë se një dekadë më parë. Gabon kush beson se sot mund t’i flitet Budapestit, Varshavës apo Pragës me të njëjtën mendjemadhësi të përdorur me sukses në të kaluarën. Qasja e adoptuar nga autoritetet e Brukselit ndaj «revoltës» paqësore të Orbán deri tani ka rezultuar kundërprodhuese.

Kush kërcënon sanksione në emër të «vlerave europiane», pa nisur as një diskutim thelbësor mbi të ardhmen europiane, as duke pasur kurajën për ta ndëshkuar vërtet kush ecën kundërrymë, legjitimon padashje kritikën orbaniane ndaj establishmentit europian. Arësyetimi i Orbán lidhur me Europën nuk është në fakt as një delir lunatik i një politikani provincial, as nuk mund të damkoset si një profeci e zymtë e shtyrë nga fabrika e pafundme (ruse) e fake neës dhe e fizinformimit. Një Europë pa identitet dhe pa vetëdije të limiteve objective të saj, në mëshirën e ngjarjeve dhe flukseve historike të pakontrollueshme, përfaqëson një prej rezultateve të mundshme të krizës që po përjetojmë. Orbán ofron receta moralisht të dënueshme apo vështirë të zbatueshme ndaj problemeve reale dhe të paralajmëruara gjerësisht nga popullsia europiane. Kështu që e vë Europën dhe vendimmarrësit politikë të saj përballë me kontradiktat e një projekti që përfshin shumë zona hijeje, të injoruara për një kohë të gjatë. E bën për më tepër duke përdorur kategori të damoksura si joaktuale dhe jokomode: përplasje qytetërimesh; sfidë ndaj emigrimeve; sovranitet kombëtar. Dhe e bën duke folur në mbrojtje të vlerave europiane kundër atyre që e sulmojnë pikërisht në emër të vlerave të tilla. Arësyetimi i tij tingëllon i vrazhdë, cinik dhe i papërtypshëm për fytin e lëmuar e elitave perëndimore dhe të «tribùve dixhitale» të kohës tonë. Por është i pajisur me një logjikë të brendshme dhe me një kapacitet evokues që duhet t’i shtyjë kundërshtarët e tij ta menaxhuar me seriozitetin e duhur intelektual përpara se të shpallin proklamime dënimi.

Projekti orbanian punon si në objektiva afatshkurtër, ashtu edhe në ato afatgjatë, në një projektim të jashtme në rritje që shoqërohet me ndërtimin mediatik ndërkombëtar e një lloj «Trump europian». Ëndërra e liderit të një vendi të vogël me peshë të pakët ekonomike dhe strategjike për të ndërtuar një lidership të fortë rajonal të tillë sat ë influencojë ekuilibrat europianë kërkon krijimin e një sistemi konvergjencash transversale. Gjatë viteve të fundit, Orbán ka vënë bast në mënyrë të përsëritur dhe fitimtare në rajon për rënien e kundërshtarëve të vet: rumunit Victor Ponta, kroatit Zoran Milanoviç, austriakut Ëerner Faymann, për të mos folur për Matteo Renzi – i cili nuk e kishte mohuar kurrë një antipasti personale, plotësisht të shkëmbyer, për kryeministrin hungarez – apo të Hillary Clinton. Për të mos folur për Angela Merkel dhe thënien e famshme të saj «Ëir schaffen das» («Do t’ia dalim»), të shqiptuar ngutur në verën e 2015 për të qetësuar opinionin e brendshëm publik pas hapjes së kufijve gjermanë për 1 milion emigrantë. Jo rastësisht, pikërisht qeveria e Gjermanisë, duke filluar nga kriza migratore dhe eskalimi i terrorizmit islamik, është bërë objektivi kryesor polemizues i propagandës qeveritare të Budapestit. Vetëm disa vite më parë i konsideruar një fenomen i izoluar dhe lehtësisht i frenueshëm, sot Orbán nderohet në Europën Qendro – Lindore dhe jo vetëm nga krerë shtetesh dhe/ose shtetesh që ndajnë, të paktën privatisht, shumë prej diagnozave të tij për krizën europiane. Kryeministri hungarez vlen shumë më tepër nga sa mund të duket. Pika e diamantit e projektimit ndërkombëtar të fenomenit Orbán përfaqësohet nga Grupi i Vishegradit. Megjithatë, këtu fillojnë problemet dhe gërricjet. Kuarteti i Vishegradit u krijua më 1991 me vullnetin e qeverisë konservatore hungareze të drejtuar nga József Antall për të ringjallur aspiratat e zonës qendro – europiane për integrimin kulturor nëpërmjet një koordinimi informal.

Sot është transformuar në një prej grupimeve rajonale që karakterizojnë gjeopolitikën e brendshme e Bashkimit Europian. Pozivionet e liderëve të Vishegradit për temëm e emigracionit nga vendet me shumicë myslimane (të pranuara nga shumica dërrmuese e popullsisë e vendeve të kuartetit) kanë thither një vëmendje të madhe në shtypin perëndimor. Megjithatë, do të ishte jo e saktë t’ia atribuojë bllokut të Vishegradit aftësinë për të influencuar në mënyrë përcaktuese mbi dinamikat gjeopolitike europiane. Nga një këndvështrim ekonomik, katër shtetet që e përbëjnë kanë rreth 65 milion banorë, me një potencial ekonomik të përgjithshëm pak më të madh se ai i Bavarisë. Pavarësisht një rritjeje të kthyer në ritme të përmbajtura, gjysmëperiferitë e kapitalizmit europian vazhdon të prodhojnë në llogari të treat për kolosët multikombëtarë të lidhur me aksin renan, motori i vetëm ekonomik i mbetur në gjirin e Bashkimit Europian pas rënies së pandalshme italiane dhe Brexit. Veç kësaj, ardhja në pushtet e Emmanuel Macron në Francë dhe fillimi i diskutimit public mbi integrimin e përforcuar dhe Europën me dy apo më shumë shpejtësi shpejt do t’i shtrëngojnë vendet e Grupit të Vishegradit që t’i zbulojnë kartat e tyre. Nuk është sekret që diplomacia gjermane po punon intensivisht prapa kuintave për ta fraksionuar «bllokun» rajonal, duke izoluar Poloninë e Hungarinë, qeveritë e të cilave konsiderohen më të largëtat nga standardet europiane. Bratislava është pjesë e Eurogrupit dhe drejtohet nga Robert Fico, një politikan pragmatist partia e të cilit është pjesë e grupit socialist europian, ndërsa në Pragë epoka e populistit Babis mund të zgjasë jo më shumë se disa muaj, shkaktar fragmentimi i sistemit politik çek dhe skandalet gjyqësore dhe të kryeministrit të ngarkuar. Kështu që Orbán mund të gjendet sërish i izoluar, sin ë fillim të mandatit të tij të dytë qeverisës në 2010, dhe presioni i ushtruar mbi kryeministrin hungarez nga Brukseli dhe nga Uashingtoni mund t’i shtyjë shokët e vjetër e të rinj të rrugëtimi në këshilla më të urta.

Rezultate imazhesh për viktor orban

Në kaosin gjepolitik që dominon këtë fazë historike, Orbán megjithatë mund të luajë shumë karta, ama jo atë ruse, shpesh të përmendur nga opozita dhe nga analistët, por e lidhur me një presupozim të pademonstrueshëm: se Orbán nuk bën gjë tjetër veçse luan një rol të shkruar në Moskë. Qeveria hungareze lëviz aktivisht në frontin e projektit të përkëdhelur prej kohësh nga diplomacia polake: një kontenitor gjeopolitik i mbiquajtur Trimarium dhe i destinuar, në planet e Varshavës, që të stimulojë një koordinim më të madh të 13 vendeve anëtare të Europës Qendro – Lindore nga Balltiku në Detin e Zin ë fusha të ndryshme, nga raportet politike tek energjia, nga infrastrukturat tek siguria. Një aleancë rajonale fuqimisht properëndimore e antiruse, por edhe që synon ta nxjerrë Europën Qendro – Lindore nga «tutela» e rëndë gjermane. Trimariumi i ofron Hungarisë mundësinë që ta zgjerojë rrezen e saj të veprimit, por, siç nënvizojnë në Budapest, e vendos qeverinë hungareze përballë dilemash gjeopolitike – më kryesorja e të cilave ka të bëjë me harmonizimin e politikave energjitike në prizmin antirus, një hap që marrëveshja e kohëve të fundit me Moskën mbi modernizimin dhe zgjerimin e reaktorit bërthamor të Paks e bën tejet problematik. Nga indikacionet e pakta të dala lidhur me Trimariumin nuk duket se ai synon që të forcojë unitetin europian, por përfaqëson më shumë njohjen se Europa «me dy shpejtësi» tashmë ekziston faktikisht. Përtej shumë vështirësive dhe kontradiktave që e dallojnë, Trimariumi i ofron një mundësi Budapestit nëpërmjet idesë së kompaktësimit të një rajoni të gjerë europian, i pajisur me një specificitet të tijin historic dhe socio – ekonomik karshi «bërthamës» perëndimore. Një zonë interesat dhe ndjeshmëritë e së cilës deri më tani kanë mbetur në cepat e debatit ndërkombëtar dhe që kërkon me zë të lartë vëmendje më të madhe.

Karta e vërtetë në dorën e Orbán është në fakt konflikti midis «federalistëve» dhe «sovranistëve» bë brendësi të Bashkimit Europian. Orbán nuk ka asnjë interes që të paraqitet si një kundërfigurë apo si një zëdhënës i Putin, me të cilin nuk ka raporte personale pavarësisht takimeve të ndryshme bilaterale, por më shumë si një lider europeist sui generis, që diskuton me Brukselin duke u paraqitur si zëdhënës i të gjithë Europës Qendro – Lindore. Forca e Orbán qëndron në atë se ka kuptuar para të gjithë (ose thuajse) homologëve të tij se kriza ekonomike e 2008 dhe ajo migratore e 2015 do të lini një shenjë të pashlyeshme në të gjithë sistemin perëndimor, duke rihapur veç të tjerash debatin e hidhur mbi kufijtë gjeografikë e kulturorë të Europës. Antipatia e establishmentit europian ndaj Orbán lind në një masë të mirë nga frika se mos qeveri të tjera europianlindore mund të priren drejt modelesh autoritarizmi soft, duke ju kthyer dërguesit kritika dhe kërcënime për raprezalje të ardhura nga kryeqytetet perëndimore. Përvoja e viteve të fundit duhet të na mësojë se paternalizmi i vjetër i markës koloniale nuk shkakton asnjë efekt. Europa Qendro – Lindore është emancipuar dhe, nën drejtimin informal të Orbán, ka krijuar një diskutim të vetim për Europën dhe për Perëndimin. Problemi tani është që të kuptohen sesi të rilidhen fijet e një dialogu që duket se është ndërprerë. (nga Limes) Përgatiti: ARMIN TIRANA / Bota.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY