VIDEO/ Zgjerimi i BE-së, Mogherini: Nuk kemi asnjë afat të caktuar për...

VIDEO/ Zgjerimi i BE-së, Mogherini: Nuk kemi asnjë afat të caktuar për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor

104
0
Shares

Përfaqësuesja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini është shprehur mesditën e sotme se nuk ka asnjë datë zyrtare për integrimin e vendeve të Ballkanit drejt BE-së.

Sipas saj, politikat e BE-së janë siguria dhe tregtia. Mogherini tha se në samitin e Sofjes do të merren vendime të rëndësishme, por nuk ka përmendur në asnjë fjalë për zgjerimi ne shpejtë të BE-së.

Pjesë nga fjala e  Federica Mogherini

Politika jonë, tregtia, siguria janë në rritje.

Vitin e kaluar jemi përballur me kriza të shumta si ajo e refugjatëve. Jemi përpjekur ti përballojmë së bashku. Kemi parë sa shumë kanë përfituar njerëzit tanë duke bashkëpunuar me njeri-tjetrin.

Të gjitha këto do t’i themi në bazë të meritave dhe atyre që kemi theksuar gjatë këtyre viteve bazuar në reforma dhe kërkojmë që të jenë sipas standardeve të BE.

Ka pasur shumë përpjekje në rajon, vendosmëri, si populli i Ballkanit, si liderët kanë përpjekur të bëjnë më të mirë në drejtim të BE dhe të drejtimi i tyre është marrë. Perspektiva është e qartë. Janë bërë shumë takime.

Është më se e qartë për ne, nuk ka një afat të përcaktuar. Çdo gjë që kemi paraqitur në Strategjinë e BE është realiste dhe kemi bërë negociata të shumta. Më lejoni ta përfundoj duke thënë se nuk kemi miratuar vetëm këtë strategji por se kemi hapur një rrugë për hapa të mëtejshme dhe do të kemi Samitin e Ballkanit në Sofje dhe vendime të rëndësishme në qershor. E kemi me këtë axhendë, me strategjinë e Ballkanit perëndimor kemi paraqitur të gjitha pikat kyçe.

Një ndër to kemi koston e roaming që është e rëndësishme për rininë e rajonit. Muajt në vijim do të jenë intensivë kërkojmë ambicie dhe do të jenë pikë kthese në histori se është zgjedhje  për të ardhmen e Ballkanit.

Ne patjetër në të ardhmen do të kërkojmë anëtarë të rinj ; mund të jenë jo vetëm shtete anëtare por edhe më shumë. Vende të reja do të bëhen anëtare në përputhje me atë që ne kërkojmë. 6 muajt e parë të vitit 2018 mund të bëhet diçka për të arritur një pikë kthese që të mbahet mend në histori. Mos harroni në kërkojmë vendosmëri se duam që Ballkani perëndimor të jetë brenda Be dhe kjo të bëhet në sajë të punës së vazhdueshme.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY