Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRA & FOTO/ Britani, dënohet me 50 vjet burg banda shqiptare e kokainës

06/02/2018
EMRA & FOTO/ Britani, dënohet me 50 vjet burg banda shqiptare e kokainës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Isleworth të Britanisë ka dënuar  7 shqiptarë, të përfshirë në trafikun e një sasie kokaine me vlerë rreth 1 milion paund, në total mbi 50 vjet burg.

Ergert Ibrahimi, 27 vjeç u dënua me 4 vjet burg, Gentian Rina, 21 vjeç dhe Vilson Elezi, 29 vjeç, u dënuan me 8 vjet burg secili, Damiano Kola, 21 vjeç, u dënua me 8 vjet e 4 muaj burg, Klodian Rina 20 vjeç, u dënua me 8 vjet, Lulzim Ramadani, 31 vjeç, u dënua me 5 vjet e 8 muaj dhe Edison Zebi, 21 vjeç, u dënua me 8 vjet e 4 muaj burg. Të gjithë të pandehurit, të cilët banonin në Oxford, pranuan akuzat në seancën e zhvilluar të hënën. Grupi u kap pas një operacioni të zhvilluar nga Komanda e Krimit të Organizuar e Policisë Metropolitane, pas informacioneve të marra nga shërbimet e inteligjencës.

Oficerët fillimisht dëshmuan një takim mes Zebit dhe Ibrahimit në rrugën Lytton në Oxford, më 5 Nëntor të 2017-s. Zebi u pa teksa po i jepte Ibrahimit një çantë të zezë, brenda së cilës më vonë u gjetën 12 pako me kokainë. Zebi dhe Ibrahimi u arrestuan dhe nga kontrolli në një pronë ku ishte parë të dilte Zebi, u gjetën edhe 5 personat e tjerë, Ramadani, Rina, Elezi, Rina dhe Kola, sëbashku me 21 kilogramë kokainë. Prona përdorej nga banda e shqiptarëve për të depozituar, përgatitur dhe paketuar drogën. Ibrahimi udhëtonte rregullisht nga Londra drejt Oksfordit për të mbledhur nga parcelat e tij. Ai më pas kthehej në Londër për të shpërndarë drogën tek bandat dhe rrjetet e krimit të organizuar nëpër qytet. Ai përdorte zakonisht taksi për të lëvizur nëpër Londër dhe i linte shoferët që ta prisnin teksa ai mbaronte punë. Në total, autoritetet britanike sekuestruan 32 kilogramë kokainë dhe më shumë se 1 mijë paund cash. Kolës, Ramadanit dhe Zebit iu gjetën gjithashtu dokumente identiteti të vjedhura apo false.

“Ky grup kishte krijuar një sistem që i jepte mundësinë për të shpërndarë sasi të mëdha kokaine nëpër Londër. Nëpërmjet këtij operacioni të drejtuar nga shërbimet inteligjente ne kemi arritur që të ndalojmë një burim droge, duke shtypur aftësinë e bandave për të shpërndarë drogë nëpër rrugët e Lodrës. Jam tepër krenar për grupin e punës, që ishin në gjendje të arrestonin një numër domethënës personash. Kjo ka pasur një impakt të madh në aktivitetin e tyre kriminal”, deklaroi Inspektori i Komandës së Krimit të Organizuar në Policinë Metropolitane, Mark Folan.

Tags: ANGLIbandaDENIMkokaineshqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.