Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARGUMENTET/ Ja pse emërimi i Ardi Veliut si Drejtor i Policisë së Shtetit është i paligjshëm

06/02/2018
ARGUMENTET/ Ja pse emërimi i Ardi Veliut si Drejtor i Policisë së Shtetit është i paligjshëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ardi Veliu, u emërua dje si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pritshëmritë ishin që Veliu të merrte këtë detyrë, megjithëse ai nuk i plotëson shumë kritere, ose i ka marrë në shkelje të ligjit.

“Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim-2013” ka renditur të gjitha paligjshmëritë dhe shkeljet që janë bërë me emërimin e Ardi Veliut në krye të Policisë së Shtetit.

Argumentet e “Shoqatës së Punonjësve të Policisë në Lirim-2013”

Paligjshmëritë në Policinë e Shtetit vazhdojnë: Ardi Veliu Drejtor i Përgjithshëm.

Shkeljet ligjore në emërimin e tij janë:

E para: Në ligjin për policinë e shteti nr. 108/2014, neni 55 për Kriteret për fitimin e gradës, është shkelur në pikën 1, germa ë) në të cilën përcaktohet: të plotësojë kohën e qëndrimit në gradë, sipas afateve të mëposhtme:

iii) nga “Komisar” në “Kryekomisar” 3 vite;

  1. iv) nga “Kryekomisar” në Drejtues” 5 vite;
  2. v) nga “Drejtues” në “Drejtues I parë” 3 vite;

Pra, sipas ligjit, në total kërkohen 11 vite punë në Policinë e Shteti. Në rastin konkret, punonjësi i policisë Ardi Veliu i ka marrë këto grada në kundërshtim të plotë me ligjin për Policinë e Shtetit duke mos respektuar vitet e qëndrimit në detyrë sipas kohës së gradave policore. Konkretisht Ardi Veliu është ripranuar në tetor të vitit 2013 duke i marrë të gjitha këto grada për 4 vite dhe jo për 11 siç dikton ligji.

E dyta: Dispozita e dytë që është shkelur në ligjin për Policinë e Shteti nr. 108/2014, është neni 13 për Kriteret e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pika 2/b në të cilin citohet: “të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit”. Ardi Veliu nuk e plotëson këtë kriter të ligjit, pasi ky ka një kohë të ushtrimit të funksioneve në Policinë e Shtetit në total rreth 12 vite, përkatësisht nga viti 1998 deri në janar 2006 dhe nga tetori 2013 deri më sot, shkurt 2018. Gjithashtu në shkelje po të këtij neni të ligjit, është edhe fakti se Ardi Veliu nuk përmbush afatin 10 vjeçar të qëndrimit në pozita të larta drejtuese në Policinë e Shtetit sepse i ka ushtruar këto pozita vetëm 3 vitet e fundit.

Ardi Veliu ka qenë pjesë e strukturave të larta drejtuese në zbatimin e planit qeveritar për kanabizimin e territorit të Shqipërisë nën detyrën e Zv/Drejtorit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Emërimi i Ardi Veliut në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Policinë e Shtetit si dhe gjithë procedurat e ndjekura nga hapja e konkurimit për gradën Drejtues i parë deri në emërimin e tij janë produkt i kontributit dhe besueshmërisë politike ndaj Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit të cilët janë përgjegjësit e drejtëpërdrejt në shkeljen e ligjit për Policinë e Shtetit.

E pakuptueshme është heshtja e misioneve PAMECA dhe ICITAP duke mos reaguar në paligjshmërinë e radhës në emërimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Paligjishmëria në emërime është një ndër faktorët kryesor në kriminalizimin e strukturave të Policisë së Shtetit.

Tags: Ardi veliudrejtorpaligjshmeria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.