Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Emetohet kartëmonedha 10.000 lekëshe, ja kur del në qarkullim dhe cila do të jetë tematika e saj

05/02/2018
Emetohet kartëmonedha 10.000 lekëshe, ja kur del në qarkullim dhe cila do të jetë tematika e saj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Banka e Shqipërisë ka lajmëruar emetimin e një kartëmonedhë me vlerë 10,000 lekë  e cila do të shërbeje si mjet pagesë vetëm në vitin 2020. Aktualisht kartëmonedha është në fazën e dizenjimit dhe konfigurimit, teksa gjatë vitit tjetër do të futën në qarkullim prerje të reja të kartëmonedhave ekzistuese 200, 500 dhe 1000 lekë.

Banka e Shqipërisë njoftoi se do të vazhdojë të analizojë strukturën e parasë në qarkullim dhe elementet teknike të dizenjos së kartëmonedhave shqiptare, kryesisht në aspektin e sigurisë. Këto analiza kanë rezultuar në nevojën që ekonomia ka për emetimin e prerjes 10.000 lekë.

Mbajtja e cilësisë së kartëmonedhave në nivele të kënaqshme do të realizohet nëpërmjet zhvillimit të mëtejshëm të proceseve të automatizuara të përpunimit, paketimit dhe shkatërrimit të kartëmonedhave në Qendrën e Cash-it. Në këtë kuadër, synohet zëvendësimi i sistemeve të vjetra të përpunimit me sisteme bashkëkohore të përdorura në bankat qendrore evropiane, si dhe zëvendësimi i sistemit aktual informatik të administrimit të cash-it me një program të ri bashkëkohor.

Banka e Shqipërisë do të rrisë aftësinë e saj në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes së monedhave nga falsifikimi. Me përmirësimin e kapaciteteve teknike synohet rritja e kapaciteteve administrative të Qendrës Kombëtare të Analizës. Gjithashtu, do të punohet për rritjen e bashkëpunimit në fushën e falsifikimit, duke formalizuar marrëveshje me autoritetet kombëtare dhe evropiane për këtë qëllim. Në të njëjtën kohë do të punohet për plotësimin e kuadrit ligjor dhe rregullativ sipas kërkesave të legjislacionit të Bashkimit Evropian.

Banka e Shqipërisë do të forcojë praktikat e kontrollit dhe masat e mbrojtjes fizike që garantojnë sigurinë dhe pacenueshmërinë e vlerave monetare që ajo administron, në funksion të emisionit dhe thesarit, në përputhje me praktikat më të mira të fushës. Kjo do të realizohet përmes rishikimit – sa herë që është e nevojshme – të rregullave dhe procedurave të administrimit të vlerave, me qëllim përsosjen e tyre dhe sigurimin e standardeve të cilësisë së parasë në qarkullim, si dhe përmirësimin e mjediseve të depozitimit dhe ruajtjes së tyre.

Tematika e kartmonedhës

Në fund të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë miratoi tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”. Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës. Monitor

Tags: 10 mije lekekartmonedha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.