Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dosja e drejtorëve të Rrugëve, nën hetim edhe një ish-ministër?!

05/02/2018
KALENDARI/ Karagjozët e rrugës Tiranë – Elbasan…, “i 8-i i vërteti” premtim për përfundimin e saj …

Edi Rama, Emdond Haxhinasto dhe Dashamir Xhika, ne nje nga keqyrjet e punimeve te Rruges Tirane - Elbasan, ku premtonte perfundimin "sa me shpejt"

Share on FacebookShare on Whatsapp

Dosja e rrugëve për të cilat deri tani janë arrestuar në dy çështje të ndryshme Dashamir Xhika, Andi Toma dhe 11 persona të tjerë, mund te prekë edhe Emond Haxhinaston, deputet i LSI-së dhe ish-ministër i Transporteve. Hetimet nisën pasi Damian Gjiknuri bëri kallëzimin në prokurori në dhjetor të vitit të kaluar, çka lë të kuptohet se kjo dosje ka nisur të aktivizohet pas prishjes se koalicionit PS-LSI. Ish-ministri i transporteve Edmond Haxhinasto, aktualisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është nën verifikim nga prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

Për këtë dosje krimet e rënda kanë nxjerrë 3 masa arresti për ish-drejtorin e rrugëve Dashamir Xhika dhe dy ish-zyrtarë, Albens Alite dhe Aksel Qurduka. Të tre ish-zyrtarët dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre me fondet dhe projektet për rrugën Tiranë-Elbasan, me një dëm që prokuroria e përllogarit në 80 milionë euro.

Krimet e Rënda po verifikojnë nëse për të njëjtën dosje Edmond Haxhinasto e ka kryer apo jo detyrën si ministër. Burimet i konfirmuan Top Channel se ka dyshime paraprake se pavarësisht kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të vitit 2016 për keqmenaxhim të projektit, ministria e Transporteve nuk ka marrë masa. Por dyshimi më i fortë që po verifikohet është nëse vetë ish-ministri, pas shkeljeve të konstatuara, a ka urdhëruar apo jo ngritjen e një komisioni të brendshëm për vlerësimin e situatës.

Për rrugën Tiranë – Elbasan janë depozituar dy kallëzime në prokurori, më i fundit i dorëzuar nga ministri Damian Gjiknuri më 12 dhjetor 2017, bazuar në një audit të brendshëm. Nga ky audit u evidentua një dëm prej 54 milionë dollarë. Pas hetimeve të prokurores Elisabeta Imeraj, të dielën gjykata e Krimeve të Rënda shpalli arrestin me burg për Dashamir Xhikën, dhe dy ish-zyrtarët e tjerë. Por për Dashamir Xhikën të njëjtën ditë gjykata e Elbasanit konfirmoi një tjetër masë sigurie me burg, për dosjen e rruges Elbasan-Gjinar. Në seancë gjyqësore ishte i pranishëm vetë ish-ministri i transporteve Haxhinasto, për të mbështetur jo vetëm ish-vartësin e tij, por edhe një ish-kandidat për deputet të LSI-së në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e fundit.

Burimet i konfirmuan për Top Channel se edhe dosja e rrugës Elbasan-Gjinar do të vijë te Krimet e Rënda për t’u bashkuar me dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan. Gjatë javës Dashamir Xhika do të dalë për njohje me masën e sigurisë edhe para Krimeve të Rënda. Pyetja që shtrohet sot është sa larg do të shkojë ky hetim?

Tags: edmond haxhinastohetimrruget

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.