Dashamir Xhika mbahet në burg, ndizet LSI

Dashamir Xhika mbahet në burg, ndizet LSI

267
0
Shares

Gjykata e Elbasanit la sot në burg ish-drejtorin e autoritetit rrugor shqiptar, Dashamir Xhika ndërkohë edhe kryetar i LSI-së në Elbasan. Masa e sigurisë me burg për gjikën ka shkatuar tërmet në LSI. Pothuajse të gjithë drejtuesit kryesorë dhe zërat me ndikim brenda saj kanë sulmuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda që po drejton hetimin.

Gjatë senacës gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllyra, avokatet e Xhikes kanë sjellë argumenta përmes të cilëve prisnin të rrëzonin mbajtjen në burg të ish drejtorit.

Avokatët kontestuan faktin që vendimi i gjykatës për miratimin e masës së sigurimit të propozuar nga prokuroria ishte ‘copy paste’ me kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit, gjë që është shkelje ligjore. U pranua edhe nga prokurorja fakti që ishte komunikuar me email.

Avokatët kanë kontestuar mënyrën e kontrollit të banesës, jashtë orareve ligjore dhe duke ushtruar terror në familjet e të akuzuarve.

Avokatët kanë kontestuar faktin që gjykata kishte pranuar pretendimin e prokurorisë se vlera e dëmit nga kontrata ishte sa gjithë vlera e kontratës, ndërkohë që rruga është përfunduar në 90 për qind të saj.

Ndërkaq prokurorja pretendon se është shkaktuar një dëm ekonomik ndërkohë që kontrata nuk ka përfunduar dhe garancia e punimeve në zotërim nga ARRSH është më e madhe se dëmi i pretenduar nga Prokuroria. Përgjatë procesit u kërkua largimi i gjyqtares nga procesi.

Vendimi i gjykatës për të mbajtur në burg Gjikën u ndoq nga deklarata të drejtuesve më të lartë të LSI.

Kreu i grupit parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili, akuzoi Prokurorinë e Krimeve të Rënda, se është bërë vegël në duart e krimit. Sipas Vasilit kjo prokurori e cila ka lënë të lirë kriminelët e narkotrafikut bashkë me ta dhe bashkëpunëtorin e tyre Saimir Tahiri,ka filluar dhe shpik akuza për njerëz të pafajshëm.

Postimi i Vasilit:

Prokuroria e krimeve te renda ne sherbim te droges dhe kryeministrit.

Prokuroria e krimeve te renda tashme vegel ne duart e kryeministrit deshtoi me akuzat ne gjyqin ndaj Z.Xhiga nje ish nepunes i shtetit dhe sot qe pa gdhire me urdher politik shpiku nje tjeter akuze ndaj tij.

Kjo prokurori qe nuk arreston Saimir Tahirin akuzat ndaj te cilit i di gjithe Shqiperia dhe pergjimet e te cilit i ka degjuar cdo shqiptar.

Kjo prokurori qe ka prej vitesh denoncimin e kontrollit te larte te shtetit per Gjiknurin per grabitjen e 650 milion euro per CEZ.

Kjo prokurori qe nuk arreston ministren e drejtesise qe ekstradoi duke dhunuar ligjin Nazer Seitaj qe po vete kjo prokurori e kish arrestuar.

Kjo prokurori qe mbyll dosjen e Rames sepse ky kerkoi falje ne facebook pasi ai shkaterroi zgjedhjet duke i bere thirrje policise te lere uniformat dhe te beje vota per partine socialiste

Kjo prokurori e vene per fundi nga kryeministri me kercenimin e vetingut i dha fund besimit te shqiptareve te drejtesia.

Edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka cilësuar një gjyq bolshevik, atë që ju bë ish-drejtorit të Rrugëve, Dashamir Xhika. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se sot në Shqipëri dënohesh me gjyqe politike,pa pasur nevojë për asnjë provë. Sipas tij Xhikës edhe pse nuk ju gjet asnjë provë për ato që ai akuzohej, ai sërish u dënua,dhe kjo vetëm pse nuk është Rilindas.

Postimi i Manjanit:

Kam kohë që them se arresti me burg në Shqipëri bazohet mbi praktika bolshevike! E kam thënë këtë gjë si në parim ashtu edhe për raste të caktuara, përfshi edhe rastin “Tahiri”.

Ligji procedural nuk u rregullua asnjëhere, ndaj prokurorët dhe gjykatësit e zbatojnë sipas qejfit.

Për disa prokurorë “qejfi” përvaktohet nga përkatësia politike ose nga zelli për ti shërbyer të fortit në pushtet! Ndaj ka dhe arrestime politike, ashtu siç ka edhe dështime hetimesh për politikanë në pushtet!

Llogjika e ligji nuk ju hynë në sy!

Se si mund te marrësh në përgjegjësi penale, aq më shumë të arrestosh dikë, me akuzë për një ngjarje që ka ndodhur por që nuk ka lidhje fare me të Akuzuarin?!

Ose si mund të marrësh një masë të dytë arresti, gjatë kohës që po shqyrtohet masa e parë e arrestit më gjykatë, në një ditë pushimi, për një akuzë që sajohet fët e fët, vetëm sa për tu siguruar që të mbahet në burg medoemos!!!

Ashtu siç nuk ka llogjikë që për akuzën e shpërdorimit të detyrës, të vendoset kontrolli i banesës, madje edhe jashtë orarit të lejuar me ligj. Cfarë nguti kishin, se mirë llogjikën ja kanë borxh partisë?!

Çfarë provash kërkon të gjejë prokuroria në banesë, kur shpërdorimi i detyrës hetohet mbi dokumente zyrtare! Pra që gjenden në zyra e jo në banesa. Liria e personit dhe paprekshmëria e banesës janë themelore, për shoqërinë demokratike! Ato kufizohen për raste ekstreme, por jo për çdo hetim apo qejf që mund të ketë dikush! Nuk dua të mbroj askënd, por kjo sjellje është anti-kushtetuese e anti logjore! Kur kjo sjellje kryhet pêr motive politike, është edhe anti -demokratike!

E kam denoncuar, kur përdoret rëndom për njerëz të thjeshtë. Kam të drejtë ta denoncoj edhe kur përdoret për politikë. Kam propozuar madje edhe zgjidhje, por parlamenti dhe disa shkenctarë fallco të jurisprudencës nuk i pranuan! Nuk i kushtuan vemendje as të huajt qe medemek do na mbronin nga Rusët! Përkundrazi na lanë me qejf në duart e ligjeve Ruse…

Pas dhënies së vendimit të Gjykatës ndaj ish drejtorit të Rrugëve, Dashamir Xhika, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari.

Përmes një postimi në Facebook,Brahimllari shkruan, se Rama u është rikthyer gjyqeve politike. Sipas tij Rama pasi ka kapur gjykatat vendos vetë se kush duhet dënuar e kush jo,pavarësisht se ndaj Xhikës nuk u provua asnjë akuzë.

Edhe deputetët Përparim Spahiu dhe Floida Kërpaçi,e kanë cilësuar një gjyq politik atë ndaj Dashamir Xhikës. Sipas tyre ky është një sulm politik që po behët me urdhër të kryeministrit Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY