114
0
Shares

Nje elektricist humbi jeten sot ne Tropoje ndersa po perpiqej te rivendoste linjen elektrike te demtuar nga reshjet dhe fortuna e madhe qe perfshiu kete bashki dy vitet e fundit.

Rreth orës 17:45, “në spitalin e Tropojës është dërguar një shtetas pa shenja jete”. Personeli ka lajmëruar sallën operative lidhur me rastin, informon policia e Tropojes.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ku ka rezultuar se, në spital u transportuar i vdekur F.H., 32 vjeç, banues në Luzhe, Tropojë, me profesion elektricist, njofton Policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se F.H., duke rregulluar një defekt elektrik në fshatin Rragan, dyshohet ta ketë zënë korrenti, ku për pasojë i ka sjellë vdekjen, shtojnë të njëjtat burime.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pamje nga puna ne Tropoje

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY