Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Lejuan ekstradimin e Nezar Seitajt, kush janë prokurorët që po hetohen

02/02/2018
FOTO/ Zbardhet dëshmia e të arrestuarit: Ja lidhja ime me Habilajt dhe takimet në Itali

Foto Nezar Seiti ne, gjykate

Share on FacebookShare on Whatsapp

Lejuan ekstradimin e Nezar Seitit (financierit të grupit “Habilaj”), nis hetimi për prokurorët që tashmë janë vënë në ndjekje disiplinore. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për prokurorët e dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilët kanë përfaqësuar akuzën në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër të arrestuarit Nezar Seitaj, i cilësuar nga prokuroria e Katanias, si financieri i grupit kriminal që drejtohej nga Moisi Habilaj.

Bëhet fjalë për dy prokurorët e Krimeve të Rënda: Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët sipas verifikimeve që kreu Drejtoria e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka rezultuar se nuk kanë njoftuar Prokurorinë e Përgjithshme por edhe nuk kanë pasur një komunikim me prokurorinë e Tiranës, e cila kishte në shqyrtim çështjen për ekstradimin në Itali të Nezar Seitit. Ndërkohë, veç dy prokurorëve të tjerë Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, ka urdhëruar ndjekje disiplinore edhe për prokuroren Armida Hamiti (Moçka), e cila ka përfaqësuar akuzën në gjykatë, në dosjen e ekstradimit të Nezar Seitit, i njohur ndryshe si financieri i grupit “Habilaj” për trafikun e drogës Shqipëri-Itali. Po kështu është kërkuar ndjekje disiplinore edhe për një tjetër prokuror të Tiranës, Shahin Pashën.

Tashmë hetimi ka nisur dhe në Prokurorinë e Durrësit ka mbërritur baza materiale (dosja) e cila po shqyrtohet për të verifikuar “pasaktësitë” apo “shkeljet” e personave të sipërpërmëndur që i dhanë mundësinë e ekstradimit të Seitaj. Hetimi i kësaj çështje i është deleguar njësisë Task Forcë në Prokurorinë e Rrethit Durrës, e cila drejtohet nga Edmond Kaloshi dhe ka në përbërje pesë prokurorë. Burime nga organi i akuzës thanë për gazetën se po hetohet me intensitet për “objektivitetin” e trajtimit të kësaj dosje e përpunuar nga prokurorët e Krimeve të Rënda.

“Po është e vërtetë që ka nisur hetimi në lidhje me objektivitetin e prokurorëve që trajtuan dosjen e shtetasit Nezar Seitaj, i cili u ekstradua në Itali në mënyrë të cuditëshme. Ka mbërritur dosja në duart tona (Njësinë Task Forcë) dhe po shqyrtomë me kujdes objektivitetin e kolegëve, për të cilët jamë në ndjekje disiplinore. Pra, që të jemi të qartë kolegu nuk heton kolegun, por po hetohet ose shikohet objektiviteti i trajtimit të dosjes nga ana e tyre, nëse kanë vepruar drejt apo ka pasur shkelje. Kjo do kohën e vet, pasi dosja është voluminoze. Në këto kushte, por edhe për delikatesën që ka si cështje kërkohet koha e mjaftueshme për të dalë në përfundime nëse kemi të bëjmë ose jo me shkelje të prokurorëve”, sqaruan burime nga Prokuroria e Durrësit për gazetën “Panorama”.

Sakaq, mësohet se pasi prokurorët e Njësisë Task Force, të ngarkuar me hetimin dhe verifikimin e dosjes, të njihen me përmbajtjen e materialit do të marin në pyetje edhe prokurorët e vënë në ndjekje disiplinore. Nezar Seiti, i njohur ndryshe si financieri i grupit “Habilaj” për trafikun e drogës Shqipëri-Itali u ekstradua para shtatë ditësh në Itali. Nga hetimet, Nezar Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës, para këto të fituara nga trafiku i kanabisit. Drejtësia italiane shpalli në kërkim Seitin, pas hetimeve nga prokuroria e Cattanias për grupin Habilaj, ku në tetor 2017 u shkatërrua grupi kriminal me në krye Moisi Habilajn.

Tags: Armida Hamiti (Moçka)Dritan PrençiEkstradimhetimenezar seitajProkuroreVladimir Mara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.