Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati që tronditi pak ditë më parë kryeqytetin, ku mbeti i vrarë me katër plumba Devi Kasmi. Në një deklaratë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu pritet të japë detaje të reja.
Paraprakisht mëson se është arrestuar ekzekutori i atentatit, një vrasës me pagesë nga Greqia. Mësohet se për ngjarjen janë shoqëruar 5 persona, ndërsa është ndërprerë masa e arrestit për Mario Meshinin.
Gjatë operacionit për kapjen e autorëve të vrasjes së Devi Kasmit, janë sekuestruar dy pistoleta, një snajper dhe 400 gramë hashash.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/