Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Eksperti i ekstradimeve: Dërgimi i Seitajt në Itali antiligjor, përgjegjësia e Prokurorisë së Përgjithshme

01/02/2018
SKANDAL/ Eksperti i ekstradimeve: Dërgimi i Seitajt në Itali antiligjor, përgjegjësia e Prokurorisë së Përgjithshme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për 19 vjet Arben Braçe ka drejtuar Departamentin e Ekstradimeve në Ministrinë e Drejtësisë të njohur si Drejtoria e Marrëdhënieve Gjyqësore me Jashtë. Gjatë karrierës së tij nuk rezulton që të ketë një rast të dytë si precedenti Nezar Seiti, që t’i jetë dorëzuar një shteti tjetër duke qenë ndërkohë nën hetim në vendin e tij. Për të gjithë ata që hetoheshin në Shqipëri, është aplikuar dorëzimi i shtyrë dhe asnjëherë nuk është miratuar ekstradimi qoftë nga gjykata, qoftë nga Ministria e Drejtësisë. “Nuk ka pasur qoftë dhe një rast ku një shtetas të dorëzohet pa vuajtur më parë veprën penale për të cilën akuzohet në Shqipëri. Ka pasur persona nën hetim për të cilët është ndjekur dorëzimi i shtyrë, pra është bërë pezullimi i ekstradimit duke marrë në konsideratë që personi po hetoj në Shqipëri”, thotë Braçe.

Në kohën që prokurorja e Përgjithshme ka urdhëruar nisjen e hetimeve, pyetja është se kush e ka shkelur ligjin? Braçe thotë se shkelja është lehtësisht e verifikueshme dhe gjithçka nis pikërisht në organin qendror të akuzës. “Institucioni që ngarkon Kushtetuta është Prokuroria e Përgjithshme, që duhet të verifikonte gjithë ngarkesat penale që ka ky shtetas përpara se të ekstradohej, Këto ngarkesa penale i paraqiteshin gjykatës dhe Ministria e Drejtësisë e fillon dhe e mbaron procedurën e ekstradimit. Në të gjitha hallkat e këtij procesi duhet të kishte në konsideratë respektimin e marrëveshjes dypalëshe. Pra, duke i dhënë prioritet çështjes që ky shtetas ka në Republikën e Shqipërisë. Në rastin tonë, autoritet qendror është dhe Ministria e Drejtësisë, e cila duhet të jetë shumë më e kujdesshme, sidomos për çështje si ky shtetas që janë çështje të krimit të organizuar. Është një shkelje lehtësisht e verifikueshme”, thotë eksperti.

Përpara se Gjykata e Tiranës të vendoste pro ekstradimit, prokurori i kryeqytetit duhet të zbatonte gjithashtu ligjin. “Organi i Prokurorisë që përpilon dosjen dhe që e çon dosjen në gjykatë për ekstradim shikon të gjitha ngarkesat penale që ka ky shtetas dhe ngarkesat penale që ka ky shtetas kanë qenë shumë evidente, pra, prokuroria përkatëse që ka ndjekur dosjen përkatëse dhe Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale”, vijon Arben Braçe.

Ish-zyrtari Braçe e përshkruan ekstradimin e Seitit si mungesë e autoritetit të shtetit dhe sipas tij, shpërndarja e përgjegjësisë edhe ndaj Krimeve të Rënda është e pavend. “Krimet e Rënda kanë dhënë një masë sigurie për këtë çështje. Ata nuk janë marrë me ekstradimin, është marrë një prokurori tjetër”, thotë ai.

Tashmë që asgjë nuk zhbëhet, Arben Braçe paralajmëron se në bazë të parimit të specialitetit, hetimet ndaj tij në Shqipëri pushohen. “Prova ikën nga shteti shqiptar dhe shkon te një shtet tjetër. Pra, ne e kishim një burim shumë të rëndësishëm të provës, i kishim të gjitha mundësitë për dorëzimin e shtyrë”, deklaron Arben Braçe. TCH

Tags: Arben Braceekstradiminezar seitaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.