Kuvendi i Shqipërisë ka në rendin e ditës sot, pika 7, votimin në mënyrë të fshehtë të listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Prokurorisë’ . Votimi kërkon shumicë të cilësuar, 2/3 e të gjithë anëtarëve dhe është votim i fshehtë
Lista e kandidatëve që ka rezultuar nga hedhja e shortit në Nënkomisionin “Për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë” është si më poshtë:
- Gëzim Allaraj (nga avokatia)
- Floreta Gjini (nga avokatia)
- Eneida Sema (nga trupa e pedagogëve)
- Gent Ibrahimi (nga trupa e pedagogëve)
- Andi Muratej (nga shoqëria civile)
Ky vendim, nëse miratohet, do të hyjë në fuqi pasi të botohet në Fletoren Zyrtare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/