Basha shtrydh Lubonjën: Je marksist

Basha shtrydh Lubonjën: Je marksist

298
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar replikat nme analistin Fatos Lubonja  në studion e emisionit “Studio e Hapur”. Të dy kanë hequr dorashkat dhe I kanë folur njëri tjetrit në sy, sipas opinionit më të skajshmë që kanë për njëri tjetrin.

Replikat:

Basha: Po turp more që vjen këtu dhe bën zhurmuesin e opozitës, asnjë gjë nuk the dy orë sulmove opozitën

Lubonja: Se ka ndërtuar sistemin Edi Rama, sistemin bashkë e keni ndërtuar

Basha: Kam qenë përballë tij unë, edhe me ndihmën tënde e ka ndërtuar 11 vjet ka ndenjur, 11 vjet ska bërë plan urbanistik

Lubonja: Ca plani ndërtoni cfarë të doni

Basha: Cfarë plani, gënjen, mashtron të të vijë turp, paske ardhur këtu të bësh nihilistin

Lubonja: Pse ore ti do më thuash ti mua cfare të them, të të bëj militantin unë ty?

Basha: Mos fol me gënjeshtra me mashtrime

Lubonja: Oligarkun e Vlorës nuk e përmende

Basha: Nuk është oligark ai e ka ndërtuar pasurinës nga 0 në Itali, do ti ekzekutosh të pasurit ti, ti je marksist unë s’jam marksist

Lubonja: Edhe në Evropë janë të ndara partitë

Basha: Nëse ka bërë afera ai ma thuaj se ia tregoj unë vendin.

“Po të shohësh të kaluarën e PD, si edhe e PS, kanë qenë dy parti që kanë punuar të dyja për oligarkinë, stili ka qenë ti je i pasur eja te unë, na fut ca lekë te partia se kur të marr unë pushtetin këto lekët do i marrësh me tendera me leje ndërtimi, kjo i ka bërë këto dy parti të jenë njësoj në kuptimin se cfarë përfaqësojnë. Këto politika PD i ka bërë gjithandej që nga hidrocentralet te këto. Ju jeni një parti oligarkësh njeriu që kishit të parin në listë në Vlorë është oligark dhe votoi për aeroportin që ju thoni që është korrupsion, se thoni erdhi Rama dhe i mori këta dhe e ndërtoi këtë të keqe për 5 vjet, e thashë dhe e përsëris ky sistem i ndërtuar me përdorimin e oligarkëve, ky sistem i mashtrimit të popullit për t’u pasuruar një grusht njerëzish ka qenë edhe në kohën e PD dhe ky sistem, s’është vetëm Rama, ka lartësinë e sociopatisë së tij për t’ju përgjigjur këtij niveli që ka arritur sistemi”, tha analisti Lubonja.

Në debat e sipër, Basha është nxehur dhe u shpreh: “Kjo është një pritë që po i bëni kryetarit të opozitës, dëgjova me durim dhe ky më ndërpret, s’ka asnjë të përbashkët mes meje dhe Ramës”.

Replikat:

Lubonja: Kjo e sistemit kriminal qe e moren e futen keta….ndertuat nje sistem kriminal qe vazhdoi…

Basha: Te degjova me kujdes duhet te me japesh mundesine te pergjigjem, lere mos bej zhurme.

Lubonja: Ne rregull po analiza politike qe bere, e kam bere thote.

Basha: Ke ketu disa klishe dhe premisa te gabuara.

Lubonja: Mi thuaj.

Basha: Ti them me qetesi. Ky sistem kriminal eshte ndertuar nga Rama me vetedije, jo se nuk ka ekzistuar, por ngritja e bashkepunimit te politikes me krimin eshte risia qe ka sjelle Rama, Keta njerez qe solli ne Parlament qe cuan ne ligjin e dekriminalizimin eshte unike. Prania e personave te denuar per droge, vrasje perdhunime si deputet e solli Rama. E solli per ambicien e tij per pushtet. Jo se ska pasur droge me perpara, s’e kam thene une kete.

Lubonja: Duhet me i bere repliken kesaj, se une kam tjeter.

Eni Vasili: Fol per temen, Lubonja thote jeni bashke ne kete.

Basha: Une po e them qarte qe nuk e solla une as PD as Elvis Roshin as Ndoken, as Prengen.

Lubonja: Te gjithe me ju kane qene ne fillim.

Basha: Genjen.

Lubonja: Nuk po genjej, une spo them qe s’ka pergjegjesi Rama, une po them qe ky eshte sistemi qe keni ngritur ju, ore zoteri.

Basha: Nese s’ke respekt te degjosh mendimin tim ky nuk eshte debat eshte zhurmim. E ke gabim kete zoteri kur thua qe jeni te gjithe njesoj, kjo eshte veper e nje njeriu, ky i beri deputet, Balilin e beri drejtor Transporti. Problemi s’eshte thjesht bima e kanabisit, infrastuktura kriminale qe u ndertua.

Lubonja: Ore une flas per ndertimet, po pastrohen aty.

Basha: Me ler te mbaroj tani, kete qe thua ti e kam elaburuar ne detaje une.

Eni Vasili: Qendrojme te pastrimi se kjo eshte ceshtja qe kam ngritur.

Lubonja: Me ata oliogarklet qe i jepnit leje ndertimi juve, se ata po bejne ndertime, me emra.

Basha: Pse bie pre e kukuvajkave te qeverise.

Lubonja: Ju kujtoni se nuk ju njohin shqitparet, po ju njohin more të gjithëve shqiptarët.

Basha: Mos fol kështu.

Lubonja: Prandaj s’ju vjen populli.

Basha: Ta them unë pse nuk vjen populli…Vilma Nushi dhe afera …të gjithë i kemi denoncuar…

Basha: Mund te jesh kunder takses se sheshte, subvencioneve, por…

Lubonja: Jo kush tha, pse thua gjera qe nuk kane lidhje me mua, une po them tjeter gje

Basha: Pavaresisht vizionit tuaj ejani bashkohemi per dicka fondamentale kunde pushtetit te krimit ejani dhe ju zoteri mos rrini ne ane te ares duke u perpjekur te barazoni te pabarazueshmen, ne kemi denoncuar cdo koncesion askush sja lidh dot gjuhen

Lubonja: Per te lidhur ua lidhin se te kemi ndjekur te cadra ishim edhe gati te hynim ne cader

Basha: Pse s’erdhet?

Lubonja: Se s’kishim besim se kishim hall se do shkonit te Edi Rama dhe shkove se ta lidhen gjuhen.

Basha: Te ishit cuar te gjithe bashke, ishit kollaj ju duke folur nga studio.

Debati me moderatoren e emisionit Eni Vasilin

Eni Vasili: Pse nuk dalin njerëzit në protestë?
Basha: Eni po shkon degë më degë. Po them një fakt që e di mjaft mirë ti, e ka thënë edhe PPE e vetmja forcë me program të mirë në këtë vend është PD. Ne kemi një program për shqiptarët, për fermerët, t’i mbështeteshim të kenë fitime njësoj si ata në Maqedoni.
Eni Vasili: Mos bëni propagandë
Basha: Unë nuk po ju fyej, nuk jemi bunkerë këtu
Eni Vasili: Mos flisni për detaje të programit
Basha: Po më dëgjoni mo se jeni tre me 1…Në një vend si Shqipëria që po zaptohet me koncesione mund të investonim për studentët, për fermerët, për sipërmarrjen. Ne jemi për një ekonomi të drejtë me pushtet të kufizuar. Unë dua ta mbaroj mendimin mos përhapni kulturën Ruçi edhe në këtë studio. Ti japim fund kësaj klisheje se ne jemi me program të kolauduar: Jemi për transparencë, për t’i dhënë fund monopoleve dhe koncesioneve, fund bashkëqeverisjes me krimin, taksa të ulëta, reformë në arsim.
Eni Vasili bën shenja
Basha: Ul pak duart që të ul edhe unë zërin…Kjo opozitë ka alternativë ne s’na lë një çimento kriminale

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY