Armand Duka dhe Bashkim Fino, gara kush është më pak i keq...

Armand Duka dhe Bashkim Fino, gara kush është më pak i keq në drejtimin e FSHF

278
0
Shares

Armand Duka dhe Bashkim Fino, dy kandidatët për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë shkëmbyer replika mjaft të ashpra në emisionin “Të Paekspozuarit”, në Top Channel.

Duka ka akuzuar Finon, se ka aktivizuar kriminelë dhe gangsterë për të frikësuar votuesit dhe se ai vetë ka frikë ti përmendë emrat e këtyre personave, shkruan tpz.al.

“Harroji punët e dosjeve dhe burgjeve. Je mësuar vetëm të shash dhe të ofendosh. Frymë e re nga “muci naci baci”, nuk e pres të vij. Frymë e re nuk e pres nga korrupsioni. Qetësohu vëlla se na duhesh deri në datë 7. S’ke lënë kriminel dhe gangster pa aktivizuar. Politikanët që ti ke futur në fushatë, dhe gangsterët që ke futur në fushatë. Të tërë i ke përfshirë në fushatë. Emrat e kriminelëve kam frikë ti them. Po më dhanë urdhër gangterët të tërhiqem, do të tërhiqem.”

Fino është përgjigjur duke thënë, se atë nuk e kanë quajtur asnjëherë “klani i zemunit”.

“Mua nuk më ka thënë njeri, Klani i Zemunit. Unë jam kristal i pastër.”

Por fill më pas kandidati I qeverisë për Federatën Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino, ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj rivalit të tij, Armand Duka.

Fino: Jam shumë ndryshe nga ty, nuk je treguar i barabartë.  Mos mashtro më, se ke 16 vjet, ke manipuluar me telefon. Ka mbaruar koha jote. Të akuzojnë të gjithë, të gjitha klubet, ti ke d y standarte, i dënon sipas standarti tënd. Ti ke standarte sipas dëshirave të tua, ky je ti, këtë ke berë gjatë gjithë kohës ti, ti nxjerr kë ke dashur kampion.

Duka: Mos u acaro kaq shumë.

Fino: U desh 12 ditë, që Duka të publikonte listën kush do votonte. Përgjegjësinë e mban Sekretari i Përgjithshëm, përgjegjësinë juridike. Ai nuk ka çfarë flet për këto vite.

Ndërkohë, Armand Duka u përgjigj me kundërakuza ndaj Finos.

Duka: Për Sukthin, do të votojë punonjësi i Vangjush Dakos. Bashkimi e di vetë ca ka luajtur vetë në Velipojë, 90 % janë të gjithë persona të deleguar, fillo nga kryetarja e Bashkisë Shijakut, Patopsit, apo Sarandës, por janë të deleguar nga përfaqësuesit e tyre ligjorë. Ku punon përfaqësuesi i Sukthit, është një punonjës i Vangjush Dakos. Po Sarandën, po Patosin, pra forcat e tua politike.

Sipas Finos, Duka ka futur kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën për të ndërhyrë në regjistrimin e shoqatave në gjykatë.“Fute Lul Bashën të fliste me miqtë e vetë në gjykatë, që të regjistroheshin shoqatat” – u shpreh Fino.

Ndërsa Presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u përgjigj me akuza për ndërhyrje të ministrave. “Ke futur Blendi Klosin dhe Ditmir Bushatin që të ndërhyjnë tek bashkitë për të marrë votat.” – u shpreh Duka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY