Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TABELAT/ Shqipëria më në fund në vend të parë…, për tejmbushjen burgjeve

31/01/2018
SHIFRAT ALARMANTE/ Shqiptarët 4% e popullsisë greke, 23% e të burgosurve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria konsiderohet si një nga vendet më të korruptuara, të paktën në Europë, sipas treguesve ndërkombëtare, por edhe ku ndëshkueshmëria është e ulët. Jo më kot, në qendër të debatit vitin e fundit ka qenë reforma në drejtësi, e cila nuk ka filluar ende zbatimin e plotë.

E megjithatë, burgjet në Shqipëri janë të mbushura plot. Sipas Ëorld Prison Brief (ËPB) një sistem unik të dhënash që ofron akses në informacionin për sistemin e burgjeve në botë, Shqipëria renditet në listën e shteteve që i kanë burgjet e mbushura plot, mbi 100%. Për vendin tonë, niveli i zënies së burgjeve, bazuar në kapacitetin zyrtar, është 105.6%, duke u renditur në vendin e 109, nga 222 shtete.

Në Maqedoni, ku tregues është edhe më i lartë, 132%; në Serbi në nivele të ngjashme me Shqipërinë, në 106.4%; Në Mal të Zi, dhe Kosovë burgjet janë më “bosh”, me përkatësisht rreth 87% dhe 84% të kapacitetit të zënë. Më pak “mëkatarët” janë boshnjakët, me 61%. Në fqinjin Itali, ku jetojnë një numër të madh emigrantësh, përfshirë dhe shqiptarë, kapaciteti i zëniës së burgjeve është 115%; në Greqi 101.4%.

Sipas raportit, në Shqipëri, vetëm 1.9% e të burgosurve janë gra, një ndër më të ulëtit në botë. 1.4% e të burgosurve janë të huaj. Në Itali, psh, 34% e atyre që mbahen të mbylur janë të huaj. Në treguesin tjetër, të të burgosurve për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet në vendin e 77 në botë, nga 222 shtete në total, me 187 të burgosur për 100 mijë banorë, niveli më i lartë në gjithë rajonin. Në Serbi ka 142 të burgosur për 100 mijë banorë; Në Maqedoni 156; Mal të Zi 182, Kosova me 106 dhe numri më i uët i të dënuarve është në Bosnjë, me 73 për 100 mijë banorë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Drejtësisë, të publikuara në 2015-n, kosto e një të burgosuri në Shqipëri është mesatarisht rreth 800 euro në muaj. Ndërsa një raport i hartuar nga prezenca e OSBE dhe Drejtoria e Burgjeve, vlerëson se një i burgosur i kushton shtetit shqiptar nga 369 euro deri në 1380 euro në muaj sipas kategorive. Një i paraburgosur ka kosto ditore 14.63 euro, një i burgosur që vuan dënimin i kushton shtetit 12.3 euro në ditë dhe një i dënuar por i sëmurë i kushton shtetit 46.23 euro në ditë.

Vendet me burgje të tejmbushura

Dikush që arrestohet dhe burgoset në Haiti do të duhet të durojë kushte shumë më të ashpra. Vendi i Karaibeve ka burgjet më të mbipopulluara të çdo vendi në mbarë botën dhe institucionet e tij po operojnë me kapacitet prej 454 për qind. Kjo ka bërë që 80 deri në 100 burra të mbushin një qeli të vetme në të njëjtën kohë, është e dukshme kequshqyerja dhe përhapja e sëmundjeve. Shumë nga të burgosurit e Haitit nuk janë dënuar për një krim dhe OKB ka thënë se të burgosurit janë subjekt i shkeljeve të përditshme të të drejtave të tyre njerëzore.

Situata në Filipine është e ngjashme dhe kushtet në burgjet e saj janë përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme që kur Presidenti Rodrigo Duterte filloi luftën e tij ndaj drogës. Kjo ka parë rritje të fortë të numrit të arrestimeve. Kjo ka bërë që normat e shfrytëzimit të arrijnë në 436 për qind të kapacitetit dhe burgu i Quezon City është një shembull i mirë. Një raport i ABC Neës pohon se objekti është ndërtuar për të strehuar 262 të burgosur dhe tani pret mbi 3.000 të burgosur. El Salvador vjen i treti për mbipopullimin e burgjeve me institucionet e saj që veprojnë në 348.2 për qind të kapacitetit të tyre. Monitor

Tags: burgjettejmbushje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.