Policia ndërhyn në tregun e drogës në Tiranë, sulmohen pazaret e drogave...

Policia ndërhyn në tregun e drogës në Tiranë, sulmohen pazaret e drogave të forta

161
0
Shares

Janë tre operacione të koduara antidrogë të zhvilluara brenda pak orëve nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Operacionet janë zhvilluar në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Dhe janë goditur tre grupe që shpërndanin lëndë narkotike Heroinë, Kokainë dhe Cannabis Sativa. Gjatë tre operacioneve janë arrestuar 9 persona, si dhe është sekustruar Kokainë, Heorinë e Cannabis Sativa.

Operacioni i koduar “LINZA”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, u arrestuan në flagrancë 2 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa, ku u sekuestruan 19 kilogramë Cannabis Sativa.

Operacioni i koduar “PROFESORI”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u arrestuan në flagrancë 3 shtetas që shpërndanin drogra të forta Kokainë dhe Heroinë, ku u sekuestruan 165 gramë Heroinë dhe një sasi e vogël Kokaine.

Operacioni i koduar “Shpërndrësit”, Seksionit per Hetimin e Narkotikeve ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane ne bashkepunim me sherbimet e policise Repartit Shqiponja, ku u arrestuan në flagrancë 4 shtetas dhe u sekuestruan disa doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Në operacionin “LINZA”, sekuestrohen 19 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Satiava

Në operacionin “Profesori”, sekuestrohen 165 gramë Heroinë, 27 doza Heroinë , si dhe disa doza Kokainë dhe një sasi pluhuri e dyshuar Kokainë.

1-Në operacionin “Linza”, u arrestuan në flagrancë në rrugën e “Liqenit të Linzës” shtetasit:

I. , 43 vjeç, dhe E. M. , 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin merreshin me shitjen e lëndës narkotike të llojit “Cannabis sattiva” në sasi të konsiderueshme në zonën e Dajtit dhe të Linzës .

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë , të dy personat kanë tentuar të hedhin lëndën narkotike në Liqenin e Linzës.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 19 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, automjetin që transportonte lëndën narkotike si dhe 3 telefona celulare

2-Në operacionin e koduar “PROFESORI” , u arrestuan në flagrancë në afërsi të “Bërrylit” shtetasit:

G., 46 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për “Prodhim e shitje të narkotikëve”, K. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe V. G, 68 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shtetasi G. G., me pseudonimin “Profesori” në bashkëpunim me shtetasin K. K., me pseudonimin “KIÇI”, dyshohet se në zonën e “Brrylit, Ali Dem, Shkozë” merreshin me shitjen e lëndës narkotike të llojit “Heroinë dhe Kokainë” .

Në momentin e ndërhyrjes, shtetasit G. G., ose me pseudonimin “Profesori” , policia i ka gjetur një sasi pluhuri të bardhë të dyshuar lënde narkotike të llojit “Kokainë”.

Në këto kushte është ushtruar kontroll në të dyja banesat e shtetasëve të mësipërm.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. G., iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 165 gramë e dyshuar narkotike e llojit ” Heroinë”.

Në kohën që po hynte policia kontroll në këtë banesë, shtetasia V. G (e ëma) është kapur me dy qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Heroinë”, të cilat po tentonte ti hidhte jashtë banesës.

Po gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike e llojit Heroinë e ndarë në 27 doza.

Ndërsa nga kontrolli i banesës së ushtruar shtetasit K. K., me pseudonimin “KIÇI” , është gjetur një qese e tejdukshme brenda të cilës kishte 3 (tre) porcione, doza me pluhur të bardhë e dushuar si lëndë narkotike e llojit “Kokainë”.

3-Në operacionin e tretë të koduar “Shpërndarësit , nga ana e Seksionit per Hetimin e Narkotikeve ne Drejtorine Vendore te Policisë Tiranë në bashkëpunim me sherbimet e policisë Repartit Shqiponja është bërë arrestimi në flagrance për vepren penale të ‘’Prodhim dhe shitje te narkotikeve ne bashkepunim’’ parashikuar nga neni 283/2 i kodit penal per shtetasit:

Th., 35 vjeç, banues ne Tirane , A. Z. , 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepren penale te ‘’Drejtim te mjetit ne menyre te parregullt’’,
H. C., 30 vjeç, banues ne Tirane, E. M., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë i dënuar më parë për ‘’Kunderrshtim te punonjesit terendit publik’’,

Pasi këta shtetas në bashkepunim me njeri tjetrin janë kapur në flagrancë në vendin e qujatur Bulevardi “Zogu i Pare”, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin F. Th., është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike e lloit Kokainë e ndarë në doza gati për shitje.

Jane sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti , lënda narkotike dhe dhe 5 aparate celular.

Materialet proceduriale për të dy operacionet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, parashikuara nga nenet 283/2 dhe 301, të Kodit Penal .

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY